Grenell për Biden: Ballkani s’është prioritet i tij, nuk përmendi dialogun Kosovë-Serbi në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar qasjen e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden lidhur me këtë çështje.

Grenell ka shkruar se Biden më fjalimin e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk e ka përmendur dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo, sipas tij, tregon se Ballkani nuk është prioritet i Shtëpisë së Bardhë aktualisht.

“Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se nuk është përparësi për këtë Shtëpi të Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”, ka shkruar Grenell.

Të fundit

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

Lajme të tjera

Web TV