Silva Bino: Është rritur numri i vaksinimeve të kryera gjatë kësaj jave! Gjirokastra me mbulesën më të mirë vaksinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në QSUT tha se gjatë kësaj jave ka patur një rritje të numrit të vaksinimeve të kryera, kryesisht me doza të dyta.

Sipas Binos, Gjirokastra është Bashkia që ka mbulesën më të mirë vaksinale, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza. Megjithatë ajo shtoi se ka ende nevojë që të rritet numri i vaksinimeve të kryera, për të shkuar në mbi 95% te të gjitha grupmoshat.

“Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta dhe ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki të ndryshme. Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, bashkia me mbulesën vaksinale më të mirë, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza është Bashkia e Gjirokastrës, pasuar nga Delvina, Mirëdita dhe Puka po ashtu. Kemi një përmirësim në mbulesën vaksinale edhe në Bashkinë e Tropojës dhe Kukësit.

Ajo ç’ka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë vaksinale krahasuar me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe Universiteteve.

Shfrytëzimi i vaksinës është një indikator i performancës së kryerjes së vaksinimit dhe është për të gjitha vaksinat mbi 80% dhe tregon që nuk ka vaksina që të ketë skaduar në vendin tonë dhe të mos jetë përdorur. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Kemi akoma nevojë për një rritje të vaksinimit për të arritur në shifrat mbi 95% te të gjitha grupmoshat”, tha ajo.

Të fundit

Temperaturat e larta në Evropë, valët e të nxehtit shkaktuan mbi 1000 vdekje

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me...

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para forcave britanike dhe hipi në...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Lajme të tjera

Web TV