“Do të rrethohet me shirita policie”/ Cila është vila e famshme në Shqipëri, që Lorenc Vangjeli bëri paralajmërimin e bujshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e Lorenc Vangjelit mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, bëri jo pak bujë me analistin që paralajmëroi se shumë shpejt një nga vilat më të famshme në Shqipëri do të rrethohet me shiritat ‘ndal policia’.

“Është një shifër që mua ma thonë herë pas here, është numri 47, numri i dosjeve të nxehta. Shpejt do të shikojmë me shirita të verdhë “ndal policia” një nga vilat më të famshme në Shqipëri. Njëra nga vilat, jo brenda në Tiranë. Dhe njerëz të afërm, banorë të saj, do të jenë në dy lloje hetimesh, penal dhe moral”, tha Vangjeli.

Analisti vazhdoi me argumentin e tij duke thënë:

“Drejtësia në një vend si Shqipëria, ku e liga është bërë mullar, nuk ka Herkul ti pastrojë, duhet futur lumi që ti marrë të gjithë me radhë. Por fati ynë i keq është se në Tiranë është vetëm lumi Lanë, që edhe ajo është e pistë”.

Megjithatë, paralajmërimi i tij më sipër është ajo çka bëri bujë dhe ngjalli kuriozitetin e të gjithëve, duke qenë se analisti ka bërë edhe më herët parashikime që në një periudhë afatshkurtër janë vërtetuar.

Fakti që Vangjeli paralajmëron që rrethimi do të ndodhë në një nga vilat më të famshme, logjikisht të bën të mendosh që edhe vetë pronari i saj është po i tillë. Po kush mund të jetë ky person? Analisti thekson në deklaratën e tij se kjo vilë është jashtë Tiranës dhe instinktivisht mendja të shkon në të famshmim Lalz, që mban në Gjirin e vet disa nga vilat më të shtrenjta në vendin tonë, me pronarë politikanë të njohur e me peshë në vendin tonë!

Lexo edhe :  Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Nëse paralajmërimi i Vangjelit është pikërisht për një nga vilat e Lalzit, atëherë nuk do surprizohemi aspak që ‘blutë’ e Policisë te kenë trokitur ne derën e ‘rëndë’ të ndonjë politikani të vendit tonë.

Kohët e fundit në Shqipëri, SPAK dhe të gjitha institucionet e drejtësisë kanë filluar veprimin me dorë të hekurt edhe ndaj aktorëve politikë, për të treguar se ligji do të jetë i njëjtë për te gjithë.

Nuk duhet lënë pa përmendur as SHBA, e cila me të dërguarën e saj Ambasadoren Kim, pas shpalljes ‘non grata’ të ish-kryeministrit Berisha ka paralajmëruar të tjera nisma për luftën ndaj korrupsionit në vendin tonë.

Jo më larg se dje, pas vendimit të GJKKO për dënimin me dy vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ambasadorja Kim e theksoi edhe njëherë se askush nuk do të jetë mbi ligjin. E pas gjithë këtyre faktorëve, ndoshta gjithsecili mund të vërë bast dhe ta parashikojë disi kush do të jetë në qendër të asaj që paralajmëroi Lorenc Vangjeli.

Ndërkohë që ju të gjithë ndiqni intuitën se kush mund të jetë ky personazh, ne më poshtë po ju bashkangjisim disa pamje nga Gjiri i Lalzit me vilat e tij, aty ku është edhe kuota më e lartë që forcat policore të zbarkojnë dhe të vendosin shiritat e paralajmëruar nga Lorenc Vangjeli./Fjala.al/

Të fundit

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Fermeri italian që kultivon grurë në Vlorë: Do iki nga Shqipëria!

Prej shtatë vitesh, në fshatin Vllahinë të Vlorës jeton e punon Michele Ricci, një fermer italian i martuar me shqiptare. Ai investoi në Vllahine...

Jorida Tabaku jep alarmin: Shqiptarët po humbasin…

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në platformën “Facebook”, shprehet e indinjuar duke thënë se as turizmi...

Lajme të tjera

Web TV