Ministrja e re e Bujqësisë, Frida Krifca ka publikuar dy fermerë punëtorë në Karabunarë të Lushnjës, që e kanë ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e lindjes, duke kontribuar kështu edhe në rigjallërimin e kësaj zone.
Në këtë periudhë, Besniku me bashkëshorten janë të angazhuar në vjeljen e rrushit në serrën që ata kanë ndërtuar para 6 viteve. Ministrja shkruan në postimin e saj se AZHBR i ka mbështetur këta dy fermerë me zëvendësimin e plastmasit që është thelbësor për mbrojtjen e bimëve, duke ulur kostot, por duke rritur cilësinë.
Me një sipërfaqe toke prej 6 dynymë ku kultivojnë rrush, ky çift janë një shembull ideal për të gjithë ata që duan të investojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë.
Postimi i plotë i ministres:
“Besniku me bashkëshorten, janë të dy fermerë që jetojnë në Karbunarë të Lushnjes. Në këtë periudhë po vjelin frytet e punës së tyre në serrën e rrushit ndërtuar gjashtë vite më parë. Mbështetjen e kanë përftuar nga AZHBR për zëvendësimin e plastmasit çka i mbron bimët, rrit cilësinë dhe ul kostot. Ata kanë një hapësirë prej 6 dynymë kultivarë rrush, kryesisht viktoria, prodhimin e të cilit e çojnë të sigurt në pikën e grumbullimit. E kanë ndërtuar të ardhmen në vendin e lindjes sepse duan gjallërimin e tokës dhe fshatit. #bujq sia
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, shkruan ministrja.