U rrah dhe u mbajt në frigorifer derisa vdiq, mediat zbardhin detaje tronditëse nga vrasja e shqiptarit në burgun grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e Ilia Karelit, shqiptarit që u vra në burgjet greke 7 vite më parë është risjellë sërish në vëmendje. Mediat greke kanë publikuar ditën e sotme foto nga vendi ku ndodhi ngjarja si dhe të korridoreve të burgut kur Kareli po dërgohej në dhomat e torturës.

Në lidhje me këtë çështje u çuan për gjykim 14 persona. Gjyqi i thirrur në vitin 2016 u shty dhe më pas 6 prej tyre u dënuan me 5 vite burg, tre të tjerë deri në 6 vite burg, ndërsa gardiani dhe një prej rojeve u dënuan me 7 vite burg.

Detajet rrëqethëse janë risjellë sot nga Prothothema,gr. Dosja e kësaj çështje paraqet arsyen e vendimit për burgosjen e zyrtarëve të burgjeve.

97 minuta në atë që cilësohej si “frigoriferi” i burgut torturuan deri në vdekje Ilia Karelin në atë kohë 42-vjeç. Ai mundi të mbijetonte më pak se 7 orë e gjysmë. Kareli u dërgua në këtë dhomë në orën 15:40 dhe u gjet i vdekur në 23:15, ndërsa nuk përjashtohet që ai të ketë vdekur më herët se në orën kur u gjet i pajetë.

Kareli më herët ishte dhunuar. Ai u dërgua në qelinë e tij deri në atë pikë sa mezi qëndronte në këmbë.

Dyshohet se revoltimi i gardianëve të burgut erdhi pas vrasjes së kolegut të tyre disa ditë para ngjarjes në burgun e Malandrinos, në një moment tensioni për refuzimin e lejes. Kareli kishte qëlluar me thikë George Tsironis duke i shkaktuar plagë të shumta e për pasojë ai ndërroi jetë

Të fundit

Putin fitoi në Anchorage. Tani Zelenski dhe Europa janë në pozicion më të rrezikshëm

Rajan Menon  Donald Trump e përshkruan veten si një negociator i vështirë. Megjithatë, përpjekja e tij për të arritur një...

“The Times”: Shqiptarët lëvizin me gomar, ndërsa Enver Hoxha dhe Byroja…

E irrituar që Shqipëria “me paramendim vazhdon të agravojë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik”, Rusia, javën që shkoi, urdhëroi ambasadorin e saj në Tiranë, të...

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe...

Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV