Familjarët e politikanëve dhe ortakët do të deklarojnë pasurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ndryshimeve ligjore që u bënë në vitin në vitin 2019, qeveria ka sjellë në Parlement të tjera amendime për të ndërhyrë në ligjin e “Patrimit të Parave”. Në mbledhjen e dytë të qeverisë maxhoranca ka paraqitur në Kuvend e Shqipërisë ndryshime në projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke zgjeruar kategorinë e personave që kanë detyrim të deklarojnë transfertat e tyre bankare brenda apo jashtë vendit ose vlerat monetare. Në ligjin aktual kontrolli i pasurisë përfshin individët e ekspozuar politikisht deri në 3 vjet pas largimit nga funksioni si ato individë të cilët janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurive të tyre apo ato individë të cilët kanë apo kanë pasur funksione të rëndësishme brenda vendit si kryetar shteti, kryeministër, ministër, zv.ministër apo pozicione të ngjashme me to, anëtarë Kuvendi ose organe drejtuese të partive politike. Me ndryshimet që i bëhen ligjit është zgjeruar kategoria e personave që kanë detyrimin për të deklaruar të ardhurat dhe pasuritë e tyre, duke zgjeruar detyrimin edhe për familjarët e zyrtarëve. Bëhet fjalë për bashkëshorten ose bashkëjetuesen, persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale pune ose biznesi të zyrtarit. Ndryshimet e propozuara në ligj vijnë në një kohë kur SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur punën me shumë dosje që lidhen kryesisht me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe pastrimit të parave.

Propozimi

Zgjerimi i kategorive që kanë detyrimin për të deklaruar të ardhura dhe pasuri vijon pas pikës 10 të nenit 1 të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. “Pas pikës 10 shtohen pikat 10/1 dhe 10/2, me këtë përmbajtje: 10/1. Anëtarët e e familjes së personit të ekspozuar politikisht janë: a) bashkëshorti/ja apo bashkëjetuesi/ ja e një personi të ekspozuar politikisht; b) fëmijët dhe bashkëshortët/et e tyre apo bashkëjetuesit/set; c) prindërit e një personi të ekspozuar politikisht. 10/2. Persona të lidhur në marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi të personit të ekspozuar politikisht për qëllime të këtij ligji janë: a) individët që janë bashkërisht pronarë përfitues në persona juridikë apo organizime ligjore apo çfarëdo marrëdhënie tjetër të ngushtë biznesi me një person të ekspozuar politikisht; b) personat të cilët janë pronarët përfitues të vetëm një personi juridik apo organizimi ligjor, i cili dihet se është krijuar për përfitimin de-facto të personit të ekspozuar politikisht”, thuhet në projektligjin e propozuar nga maxhoranca.

Të fundit

Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor

Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të huajt duket se shqiptarët nga ana tjetër po preferojnë gjithmonë...

Mbledhja e dy kuvendeve është hipokrizi politike

Nga Mero Baze Kur Albin Kurti, në delirin e tij, udhëtonte drejt Shqipërisë më 25 Prill 2021 me bindjen e plotë se vota e tij...

Festat e fundvitit/ Nis monitorimin e çmimeve të tregut për produktet ushqimore

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin intensiv në terren të çmimeve të produkteve ushqimore të shportës gjatë periudhës së festave të...

INSTAT ngre alarmin: Mbi 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë

Më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë, sipas të dhënave të fundit të INSTAT që matën të...

Anulimi i gjobave/ PS miraton ligjin, rrëzohet amendamenti i PD

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e vona të mbrëmjes se kaluar ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe...

Lajme të tjera

Web TV