Serie A/ Lazion ëndërron titullin, kryeqytetasit presion Juves, bie Napoli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lazio mund të ëndërrojë titullin kampion në Serie A. Përtej deklaratave të Igli Tares, numrat e vendosin Lazion në garë për titull. Juventus tashmë është vetëm një pikë larg.

Kryeqytetasit rikthehen shumë shpejt tek fitorja, mposhtën Parman në transfertë me rezultatin minimal 0-1 duke shfrytëzuar në maksimum blofin që “Zonja e Vjetër” bëri përballë Verona. Gjithçka u vendos në minutën e 41-të ku Caicedo realizoi golin e avantazhit, një gol që në fund, falë dhe pritjeve të Strakoshës, rezultoi një trepikësh.

Pa Hysaj në fushë, Napoli bie në shtëpi duke pësuar një humbje të rëndë përballë Lecce. Pas 3 fitoreve radhazi, mes Kupës dhe Serie A, ekipi i Gattusos pësuan humbjen e parë duke vijuar sezonin me ulje ngritje.

Lecce kaloi në avantazh në minutën e 29-të me Lapadula ndërsa Milik me fillimin e pjesës së dytë barazoi shifrat përkohësisht.

Lapedula realizoi sërish në minutën e 61-të duke rikthyer Lecce në avantazh ndërsa Mancosu vrau ndeshjen në të 82-tën duke realizuar dhe golin e tretë. Në minutën e 90-të Callejon ngushtoi diferencat në 2-3 por vetëm kaq pa mund të shmang dot humbjen, një humbje e rëndë që mban Napolin larg europës, në vendin e 11-të në kuotën e 30-të pikëve.

Në takimet e tjera të Serie A për javën e 23-të, Genoa mposhti Cagliari me rezultatin 1-0 ndërsa Brescia dhe Undinese ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Të fundit

“Berisha jo pensionist politik”, kompania lobuese e PD ndryshon tekstin

Kompania lobuese e pajtuar nga Partia Demokratike në SHBA, Continental Strategy, ka përcjellë një amendament të dokumentit të fundit...

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Lajme të tjera

Web TV