SHBA/ U pushua nga puna në supermarket, burri hap zjarr , vret 1 person dhe plagos 12 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka mbetur i vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një supermarket në Tennessee, SHBA. Pas sulmit, autori e drejtoi armën edhe nga vetja.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se autori i armatosur ndoqi blerësit dhe punonjësit e supermarketit ndërsa ata vraponin të fshiheshin nëpër rafte. Disa madje u futën edhe në frigoriferët e dyqanit.

Si pasojë e plagëve të marra, një nga 12 të plagosurit iu nënshtrua një operacioni ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Ngjarja ndodhi në marketin Kroger, në qytetin Collierville.

“Gjetëm njerëz të fshehur nëpër frigoriferë apo të kyçur nëpër zyra. Po bënin atë që u ishte mësuar në kështu rastesh, vrapuan dhe u fshehën,” thanë autoritetet për mediat.

Sipas raportimeve, sulmuesi ishte në ish-punonjës i supermarketit që ishte pushuar të enjten nga puna.

Të fundit

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV