Pas 6 ditësh tensione në Veri të Kosovës, Kurti urdhëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Pikat kufitare do të digjeshin nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas 6 ditësh tensione në Veri të vendit për shkak të reciprocitetit të targave që vendosi qeveria e Kosovës me Serbinë.

Duke vlerësuar punën e policisë në veri të Kosovës, Kurti tha se nëse nuk do të ishin efektivët do të ishin djegur edhe pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak ashtu si ndodhi në Zubin Patok.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të qeverisë së Kosovës. Aty ku ka polici të Kosovës nuk ka incidente aty ku nuk ka polici ka incidente siç ndodhi në Zubin Potok”, tha ai.

Në lidhje me helikopterët dhe avionët luftarakë rusë dhe serbë që po dërgon Serbia në kufi, Kurti tha se këto janë provokime që tentojnë të nxisin konfliktin rajonal.

 

Të fundit

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u...

Politikat identitare të kritikëve të Islamit, janë thellësisht shkatërruese

Dënimi i tyre si 'sektarë' vetëm sa shton zhurmën se ata nuk kanë vend në perëndim. Kenan Malik Apoll sugjeron që shumica e muslimanëve britanikë identifikohen...

Rama tallet me Berishën/ Më shumë nxorri Big Brother kandidat në lista sesa Primaret!

Kryeministri Edi Rama tha se historia e kënetës ka marrë fund dhe nuk mund të vijë kurrë në pushtet. “Në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën...

Rama me ndjekësit/ Mos ma qani hallin mua, e kaloj oqeanin sa herë të dua!

Kryesocialisiti Edi Rama në bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale u shpreh se e kalon oqeanin sa herë të dojë, si për të zhvilluar takime me...

Vota e Diasporës/ Nis keq, një emigrant, dy fletë votimi

Procesi për votën e emigrantëve për zgjedhjet Parlamentare po has anomalitë e para. PD paralajmëron rrezikun e votimit të dyfishtë për Qarkun e Beratit...

Lajme të tjera

Web TV