Basha, Berisha dhe PD në mes, kë do të shpëtojë Amerika?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Në politikën tonë miku bëhet armik dhe armiku mik, kur dikush prek interesat personale të dikujt. Dikur miq politik, qofshin edhe “idealesh partiake” dhe sot janë në beteja të përditshme në një konflikt të ashpër që nuk do përfundojë me marrëveshje paqeje. Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur “luftë” me kreun aktual Lulzim Basha. Berisha që e ka mprehur shpatën me “helm inati”, sa herë hap krahun lëshon edhe klithje morali, statuti, demokracie brenda partisë, apo parime ideale që kishte tetë vite që nuk i përdorte. Basha nga ana tjetër shpreh një qetësi olimpike sikur vërtetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken që shpalli Berishën “Non grata” bashkë me familjen, fle në ndërgjegjen e tij gjithë kohës. Basha e largoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së duke shprehur një ndjesë të gjatë, mërzi dhe dashuri për atin, me shpresën se do e falte të birin. Kjo nuk ndodhi dhe tashmë at e bir po ndajnë sinoret, jo më të vetat personale, por mbi partinë që po e “shqyejnë” si mall pa zot. Basha duket në këtë betejë i rrethuar nga të gjithë anët, por me një shteg të lirë për të shpëtuar kur të jetë më në vështirësi. Atë shteg deri tani ia ka siguruar Uashingtoni, po më vonë? Nga njëra anë Berisha me një pjesë të mirë të anëtarësisë që kërkojnë largimin e tij dhe në anën tjetër edhe disa zëra kundër brenda kupolës. Basha deri dy ditë më parë shihte vetëm “humbje”, por situata mund të ndryshojë, shtegu iu zgjerua, pa bërë vetë asnjë përpjekje.

Lexo edhe :  'MailOnline': Britanikët çmenden për parajsën evropiane, Shqipërinë

Ambasadorja Yuri Kim mbërriti nga Uashingtoni dhe ndalesën e parë nuk e bëri në ambasadë, por drejt e në zyrën e Bashës. Kim dha një deklaratë të fortë, ku u nënkuptua se dosja Berisha është e kopsitur dhe pritet që Berisha të përballet. “I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike. Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish”, tha Kim pas takimit me Bashën. Po a mjafton vetëm një Bashë që gjithnjë pret ta “shpëtojnë” të tjerët? Dikur e shpëtonte Berisha dhe sot po shpreson që Amerika të shpëtojë nga Berisha.

 

Të fundit

Mes Kërtis Jarvin dhe Aleksandër Dugin, dy filozofët e prerjes radikale

Nga Leonard Veizi   Në prurjet e mëdha dhe shpeshherë të pakuptueshme të mendimit filozofik, ndodh që herë të duket sikur...

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Jasna Vukiqeviq   Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis...

Veliaj: Jo shkrirjen e SPAK, por luftë me atë që më futi në burg para zgjedhjeve

Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tij dhe duke sulmuar ashpër prokurorin e çështjes, Olsi Dado. Në...

Berisha në Athinë: Do rikthejmë marrëveshjen e detit me Greqinë

  Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë mitingut elektoral në Athinë se, sapo opozita të vijë në pushtet, do të aktivizojë marrëveshjen për kufirin detar me...

Lajme të tjera

Web TV