Kjo është mënyra se si njerëzit do të punojnë  në të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David Spaeth është nisur tek klienti i tij. Shefi i marketingut në Novomind (me 400 punonjës), një sipërmarrje e specializuar për software, është i veshur me veshje komode joformale, në të cilat shkruan emri i firmës – Team Novomind.

Në një godinë jo edhe aq të mirë në lindje të Hamburgut e presin dy bashkëpunëtorë të firmës Trans nga Zvicra. Spaeth buzëqesh. Ai ka ardhur që së bashku me klientët të gjejë zgjidhjen më të mirë, se si mund të funksionojë pagesa në web-shop, ku mund të blihen pajisjet për udhëtime dhe fjetje në natyrë. “Kur punojmë në ekip, shpesh nuk mund të dallojmë se kush është klient e kush ofron shërbime”, thotë Spaeth. “Kjo na ndihmon që të gjithë të jemi sa më kreativë”.

Nuk ka hierarki, kufi mes klinetëve dhe shitësve, të gjithë jemi të afërt. Ekspertët e quajnë këtë si “New Work”, ku punohet në mënyrë dinamike, pa frikë nga gabimet apo cenimi i autoritetit të ndonjë shefi. Bota e re e punës – kufijtë e sipërmarrjeve dhe hierarkitë rrëzohen…

Ekipet fleksibël

Ekspertët e online-shop së bashku me klientët nga Alpet e kanë konceptuar një web-shop, për shitje efektive. E reja e këtij koncepti është se pagesat nuk bëhen në baza ditore, por sipas projekteve. Ekipet janë fleksibël, e varësisht nga nevoja, mund të angazhohen edhe bashkëpunëtorë të tjerë, për një kohë të shkurtër. “Dikur klientët kanë pritur vetëm rezultate, ndërsa tani duan të jenë pjesë e proceseve kreative”, pohon David Spaeth. “Shpesh ata kanë zgjidhje më të mira për problemet.”

Bashkëpunëtorët e firmave Trans dhe Novomind kanë krijuar së bashku një content management system për online-shop, në vend që të punojnë paralelisht si konkurrentë. “Ka qenë kjo një punë perfekte ekipore”, thotë Spaeth. Kjo mundëson një fleksibilitet, ndërsa rezultatet varen nga projektet. Teknika dhe ndërlidhja me klientët, presioni i madh i konkurrencës – këto janë shkaqet që e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin. Kjo në veçanti vlen për sektorin e modës, thotë Spaeth. Këtu ndryshojnë më shpesh trendet dhe “duhet të reagohet më shpejt”.

Lexo edhe :  A e dinit? Ja çfarë simbolizon saktësisht ngjyra e pasaportës suaj

Spaeth thotë se web-shopi është pjesë e New Work. New Work është shndërruar në një sistem të ri për të ardhmen, i cili kritikohet ndonjëherë si instrument marketingu. Por ekspertët janë dakord – si pasojë e digjitalizimit dhe globalizimit, bota është në një proces transformimi të përgjithshëm.

Kërkohen ekspert të IT

Ndryshimet i ka përshpejtuar edhe mungesa e fuqisë punëtore. Sipërmarrjet mesatarisht kërkojnë një ekspert të IT rreth 132 ditë. Kështu thuhet në analizën e Agjencisë Federale për Punë. Edhe Shoqata e Teknologjisë dhe Informimit Bitkom pohon se sipërmarrjet e saj kërkojnë mesatarisht rreth pesë muaj një ekspert të IT. Alexander Schlomberg ka nisur një ide të re. Ai ka themeluar firmën Expertlead, një platformë interneti e cila ndërmjetëson në gjetjen e ekspertëve të IT. Ata punojnë nga gjashtë muaj në projekte dhe paguhen mbi baza ditore. Një përqindje e fitimit shkon tek Expertlead. “Ky është modeli i punës për të ardhmen”, thotë Schlomberg.

Asnjë programues apo inxhinier për Machine Learning nuk do të shkojë dhe të jetojë në ndonjë provincë. Ekspertët e kësaj firme janë të shpërndarë në mbarë botën dhe me ta komunikon përmes chat-it apo ndonjë video konference. Schlomberg thotë se modelet e tanishme të punës janë vjetruar. Në një studim i sipërmarrjes për konsultime Edelman Intelligence thuhet se deri në vitin 2027, në SHBA më shumë se gjysma e punëtorëve do të jenë bashkëpunëtorë të lirë. Dhe at jo vetëm në fushën e IT por edhe në sektorë të tjerë./DW

Të fundit

Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në Himarë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme në Himarë,...

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm, ofron mundësi të shumta

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për fillimin e shërbimeve të Starlink në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për avancimin...

Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Fluks pasagjerësh është shënuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Raportohet se e gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit...

Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

Kryeministrja Giorgia Meloni vijon të këmbëngulë në lidhje me çështjen e dërgimit të emigrantëve në vendin tonë. Nga Finlanda, Meloni deklaroi se të hënën...

Mesazhi i Kryepeskopit Anastas për besimtarët me rastin e Krishtlindjeve

Në një mesazh të ngrohtë për besimtarët, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasi, thekson rëndësinë e mishërimit të Fjalës së Perëndisë...

Lajme të tjera

Web TV