Viti i ri shkollor, Drejtori i Rendit Publik: Patrullim në çdo institucion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka prezantuar masat dhe programin për vitin e ri shkollor.

Vasili siguron se pranë çdo shkolle do të ketë patrullim nga Policia, sidomos gjatë procesit të ndërrimit të turneve.

Ai po ashtu thekson se ka disa objektiva që duhet të realizohën nga bashkëpunimi i Policisë me institucionet arsimore, bordin e prindërve e drejtorët.

”Sot është dita e parë e vitit shkollor, dhe siç do vit nga drejtoria e policisë janë marrë masat përkatëse duke filluar me përpilimin e një programi pune, ku janë foksuaur disa objektiva.

Në këto objektiva janë përcaktuar për të gjithë drejtoritë bashkëpunimi i Policisë me bordin drejtues të të gjitha institucioneve shkollore, drejtorët, oficerët e sigurisë, bordin e prindërve dhe nxënësit që frekuentojnë.

Gjithashtu në fokus të këtij programi që merret policia kemi dhe masat anticovid që po monitorohen nga policët.

Bashkëpunim kjo bashkë me institiucuionet drejtuese. Njëkohësisht kemi marrë parasysh gjatë fillimit të vitit të procesit mësimor, angazhimin e patrullave dhe ndihmës/specialistëve që shkojnë dhe sensibilizojnë në shkolla për drogën, zbatim të rregullave të qarkullimit, prindërit, bordin e prindërve dhe nxënësit.

Ne deri tani birësojmë jashtëzakonisht bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, Policisë, Ministrisë së Arsimit dhe vërejmë me kënaqësi që procesi i bashkëpunimit do të vijojë sa më mirë.

Me këtë rast dua të uroj nxënësit për fillimin e vitit shkollor, prindërit, stafin drejtues, ecuri e bashkëpunim sa më të mirë dhe njëkohësisht dhe duke ju tërhequr vëmendjen, gjithçka që mund të keni për problematikat pavarësisht nga çdo gjë numri 112 është gatishmëri, do të keni reagim shumë të shpejtë.

Në secilin komisariat sipas programit dhe planit të masave janë përcaktuar institucionet shkollore që ka një komisariat i veçantë dhe në çdo shkollë, institucion arsimor do të kemi patrullim të Policisë, qëndrim afër për ndryshimin e turnit. Për numrin e saktë të policëve duhet një llogaritje.

Ndërkohë, drejtoresha e shkollës “1 Maji”, tha se mësimi do të zhvillohet në 4 nënturne. Rreziku sipas saj janë makinat, që mund të kthehen në burim aksidentesh.

Lexo edhe :  Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

”Edhe nga shkolla 1 maji janë bërë një protokoll masash. Shkolla 1 maji që është në njësinë nr 1 kujdesi është i madh. Kjo është një shkollë e madhe dhe ka 4 nënturne. Është bërë një skenar i kërkuar nga ministria e Arsimit dhe në to është e vështirë hyrja dhe dalja e fëmijëve. Prindërit rrinë në ambientet e jashtme të shkollës, por kjo është dhe rrezik për fëmijët pasi rruga është aty pranë dhe përbën problem për aksidentet. Por falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, që është në gatishmëri, këto problematika janë të pakta.”– tha Entela Lika.

Të fundit

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

“Fitoi Shqipëria Europiane 2030!” Olta Xhaçka reagon pas fitores me rezultat të ngushtë

Olta Xhaçka ka reaguar pas fitores në qarkun e Tiranës si kandidate në listën e hapur të PS, në një nga përballjet më të...

Itali, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine, iu gjetën 7000 euro…

Një 26-vjeçar shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar nga karabinierët e Cesena në Itali, ndërsa tre pjesëtarë të grupit ishin ndaluar më...

Minxhozi: Ju tregoj ndryshimin e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar sonte në “Real Story”, analizoi politikisht dy figurat e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin, të cilët rivalizuan...

Lajme të tjera

Web TV