27 shkurt 1933
88 vjet nga rrënia e zjarrit masiv në godinën e Parlamentit Gjerman, i cili u vi nga një i ri holandez
Ishte ora 21:14 i mbrëmjes së 27 shkurtit të vitit 1933, kur një stacion zjarrëfikesish në Berlin mer sinjalin që në pallatin e Rajshtagut, selinë e parlamentit gjerman kishte rënë zjarr. Ndërtesa dukej se po digjej në disa vatra zjarri dhe me ardhjen e zjarrëfikësve ndodhi një shpërthim i madh në dhomën e deputetëve. Duke kërkuar të dhëna përreth ndërtesës ata gjetën Marinua van de Lubbe gjysëm i zhveshur që fshihesh në rrethinat e Rajshtagut. Adolf Hitler dhe Herman Göring erdhën pak më pas…
…Djegja e ndërtesës së Rajshtagut më 27 shkurt 1933 është një prej stacioneve kryesore të forcimit të diktaturës naziste. Nisur nga ky pretekst ata filluan të ndërmerrnin hapa, të cilat gjithsesi i kishin planifikuar.
Ngjarja
Në mbrëmjen e 27 shkurtit shpërthen zjarri në ndërtesën e parlamentit, që megjithë angazhimin e zjarrfikësve shkatërron sallën plenare. Policia kap në vendin e ngjarjes të riun hollandez Marinua van der Lubbe. Ai pohon se është komunist dhe pranon menjëherë se ka dashur të marrë hak ndaj kapitalizmit. Për bashkëpunëtorë ai nuk flet.
Masat
Por në të njëjtën mbrëmje kryeministri prusian, Hermann Gëring, bën përgjegjëse për zjarrin partinë komuniste. Gëring: “Kur konti Helldorf dëgjoi për zjarrin, atij si dhe secilit prej nesh iu bë e qartë, se kjo kishte qenë partia komuniste. Unë e thirrja pastaj sigurisht në zyrë dhe i thashë, se duhet t´i kërkoj tani që të vërë në dispozicion SA të tij, të gjithë duheshin arrestuar.”
Arrestimet
Kështu ndodh. Shumë politikanë të partisë komuniste dhe shkrimtarë të majtë arrestohen. Kundërshtarët e nacionalsocialistëve pohojnë nga ana tjetër, se NSDAP vetë fshihej pas zjarrit, me qëllim që të kishte shkak për të vepruar kundër atyre që mendonin ndryshe.
Versioni
Historiani Hans Mommsen nuk i beson asnjërit prej këtyre versioneve. “Zjarri Rajshtagut i është vënë nga hollandezi van der Lubbe, dhe është akt i kryer nga një person i vetëm, dhe komunistët nuk kanë të bëjnë fare me të dhe as nacionalsocialistët jo. Nuk ka patur asnjë shkak, apo arsye më të thellë për të dyshuar në kryerjen e aktit nga një person.”
Dekreti
Nacionalsocialistët e shfrytëzojnë menjëherë shansin e momentit. Që të nesërmen presidenti Paul von Hindenburg nënshkruan të ashtuquajturin dekret urgjent “për mbrojtjen e popullit dhe të shtetit”, që hyn menjëherë në fuqi. Ai anullon të drejtat kryesore civile. Kufizohet liria e shtypit dhe e mendimit, shteti mund të cënojë sekretin e letrës, postës dhe telekomunikacionit, të ndalojë grumbullimet dhe të lehtësojë kontrollet e shtëpive.
Sipas historianit, Hans Mommsen, këto masa do të kishin ardhur edhe pa zjarrin, por pak më vonë. Një gjysëm viti më vonë nis në Leipzig nisi procesi kundër Van der Lubbes dhe katër të akuzuar të tjerë, ndër ta Ernst Torgler, shefi i fraksionit komunist në parlament, dhe komunisti bullgar Georgi Dimitrov.
Procesi
Por fundi i procesit është deziluzionues. Përveç Van der Lubbe, i cili dënohet me vdekje dhe ekzekutohet në 1934, të gjithë të akuzuarit e tjerë lihen të lirë, sepse nuk mund t´u dëshmohet faji. Ishte edhe përfundimi i këtij procesi, që i shtyu nacionalsocialistët të krijonin një gjykatë të posaçme, gjykatën e popullit. Me këtë mori fund edhe ajo pak pavarësi e gjykatave, që kishte mbetur.
Diktati
Sipas policisë, Van de lubbe i vuri zjarri ndërtesës për të protestuar kundër fuqisë gjithmonë në rritje të Partisë Naziste. Nën torture, ai rrefeu akoma dhe u dërgua ne gjyq bashkë me lider të tjerë të Partisë Komuniste. Me drejtusit e partisë në burg dhe pa akses në media Partia Komuniste pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet që pasuan, dhe ata pak deputetë qe u zgjodhen nuk u lejuan të hyjnë në parlament duke u zëvendesuar nga SA. Hitleri mori 44% të votave dhe detyroi partitë e vogla t’i jepnin maxhorancën. Si pasojë mori 2/3 të parlamentit që i duheshin për Dekretin e fuqisë të plotë me të cilin mund të nxirrte çdo ligj qe i duhej pa pasur aprovimin e parlamenti.
Epilogu
Disa historianë janë të mendimit që zjarri në Reichstag qe një inskenim dhe fajtorët e vertetë janë Hitler, Göring dhe Goebbels. Djegia e të cilit solli shumë ndryshime në favor të partisë naziste.
Në gjyq Van de Lubbe u shpall fajtor për zjarrin ne Reichstag. U var në litar më10 qershor1934,tre dite para ditelindjes se tije te njezet e peste.
Përgatiti për boim: L.Veizi