Si ndikon radha e lindjes në personalitetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë disa vjet po zhvillohet polemika mbi atë se a do të thotë diçka radha e lindjes. A janë fëmijët e mëdhenj më të mençur, të rinjtë më argëtues, ndërsa të hasretit më të përkëdhelur?

Kjo është njëra ndër ato tema mbi të cilat pothuajse çdokush ka mendimin e vet, mirëpo as ekspertët nuk kanë rënë dakord nëse do të thotë diçka radha e lindjes.

BusinessInsider kohë më parë ka zbuluar disa konstatime shkencore interesante lidhur me radhën e lindjes.

Nëse nuk besoni në atë që ka lidhje se a jeni i lindur i pari apo jeni fëmija më i ri, atëherë vetëm argëtohuni duke i lexuar këto rezultate.

Nëse jeni fëmija më i vogël me siguri jeni zot i vetvetes. Përkatësisht, keni punën tuaj. Një grup psikologësh ka konstatuar që te fëmija i lindur i fundit më së shumti zhvillohet fryma e rebelimit dhe më së shumti janë të prirë për ndërmarrje të rrezikut siç janë fillimi i punës vetjake. Dhe me siguri keni pasion interesant dhe më shumë frymë aventurieri nga pjesa tjetër e familjes.

Nëse jeni fëmija i mesëm me siguri vazhdimisht i ndihmoni të tjerët. Jeni altruist i madh dhe interesat e të tjerëve i vini para tuajave. Dhe jeni shumë i shoqërueshëm, thonë psikologët.

Nëse jeni fëmija më i madh keni më shumë shanse të arrini sukses në mënyrë konvencionale. Kryesisht keni aftësi prej lideri në punë dhe keni tendencë që të bëheni konformist, pra i harmonizuar me ato gjëra që shumica i dashuron, i mendon dhe i dëshiron. Gjithashtu, mbase keni orientim akademik.

Edhe një konkluzion interesant me rastin e hulumtimit – fëmijët më të rinj më së shpeshti fillojnë marrëdhënie miqësore me fëmijët më të rinj, të mesmit me fëmijët e tjerë të mesëm, ndërkaq më të vjetrit apo fëmijët e hasretit me fëmijët e njëjtë siç janë edhe ata vetë. Domethënë, çdo zog në tufën e vet!

Të fundit

Sara Gjordeni rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së...

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të...

Horoskopi ditor, 2 Shkurt 2025

Dashi Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të keni dëshirë të madhe për të udhëtuar. Ndonëse problemet e mbartura nuk do të...

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me rezultatin 1 me 0 në...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Lajme të tjera

Web TV