“Edhe në SHBA vriten shumë efektivë…”/ Koloneli Demiraj mesazh të fortë politikës: Hiqni duart nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koloneli Dritan Demiraj, i cili ka shërbyer edhe si ministër i Brendshëm i për një periudhë të shkurtër, kërkon që politika të largojë duart nga policia.

Demiraj tha në “Zona Zero” në Top News, se policia shqipare ka nevojë të riformatohet dhe të punojë e pavarur nga politika. Vrasjen e efektivit e cilësoi si tronditëse, por fatkeqësisht, ngjarje të tilla, tha ai, ndodhin edhe në SHBA, por kjo nuk do të thotë se shteti ka rënë.

“Ky është një krim i rëndë që shkakton dhimbje në të gjithë shoqërinë. Edhe në SHBA vriten shumë oficerë policie dhe kjo nuk do të thotë se shteti nuk funksionon.

Disa probleme me policinë në Shqipëri qëndrojnë. Policia në fakt ka nevojë për të nxjerrë disa mësime. Duhet një analizë e thellë e të gjithë zinxhirit komandues të policisë. Është koha që Rama të dalë krah ministrit të brendshëm, dhe të thotë që qeveria është e vendosur për të luftuar krimin.

Duhet riorganizim i kupolës së policisë. Partitë nuk duhet të konflikohen për policinë”, tha Demiraj.

Sipas kolonelit, problemi më i madh në Shqipëri është kanabizimi i vendit.

“ Në fakt problemi më i madh në Shqipëri është kanabizimi. Sa kohë qeveria e mohon, do kemi gjithnjë e më tepër probleme. PD ka nevojë për t’u përmirësuar”, tha Demiraj.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, foli edhe “luftën” në selinë blu, ndërsa pati edhe një këshillë për kryedemokratin Lulzim Basha.

“Unë ruaj respekt për Berishën, por unë bashkëpunoj me Bashën. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Kam një këshillë për kryetarin e PD, ai duhet të dalë në bazë, të bashkëpunojë me njerëzit. Duhet të jetë më afër me qytetarët”, tha Demiraj.

Të fundit

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të...

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen...

Lajme të tjera

Web TV