Juve mposht Chelsean falë Chiesas/ Ronaldo heroi i United, Barcelona turpërohet nga Benfica

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munich vazhdon me goleada. Edhe sonte, pasi shkatërroi Barcelona-n, skuadra e drejtuar nga Nagelsmann u zbavit ndaj Dinamo Kiev me pesë gola.

Lewandowski shënoi dy të parat dhe pastaj vazhduan Gnabry, Sane dhe Chupo-Moting.

Barcelona turpërohet keq në Portugali, pasi e mundi Bayern dy javë më parë. Skuadra e Koeman, ende asnjë gol deri tani në Champions, u shkatërrua 3-0 dhe në fund e mbylli edhe me dhjetë futbollistë pas daljes me të kuq të Garcias.

Nunez protagonisti me dy gola sonte. Katalanasit në vend të fundit me 0 pikë, ndërsa Bayern merr kreun me 6 pikë.

Manchester United përmbysi Villareal me golin e Cristiano Ronaldo-s në fund.

Cavani hedh brenda zonës një top të dëshpëruar, duke gjetur spondin e Lingard, topi i mbërrin Ronaldos që nga pozicion i pamundur gjen goditjen e duhur dhe golin e 2-1, pasi barazimi ishte vendosur në atë moment nga Alcacer dhe Telles.

Në ndeshjet e tjera: Salzburg mposhti Lille 2-1 ndërsa Ëolfsburg dhe Sevilla u ndanë në barazim 1-1. Më herët Atalanta mposhti 1-0 Young Bouys ndërsa Zenit shkatërroi 4-0 Malmon.

 

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV