Shtesë pensioni artistëve/ Projektligji i qeverisë, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balerinët, akrobatët, solistët dhe instrumentistët do të marrin shtesë pensioni për vështirësi në punë.  Brenda muajit gusht Qeveria do të ketë gati ndryshimet ligjore që do t’u sigurojnë shtesë në pension disa kategorive artistësh që konsiderohen profesione të vështira. Drafti  është publikuar tashmë në programin e projekligjeve të Qeverisë dhe është parashikuar të miratohet brenda katërmujorit të dytë të këtij viti.

Në program sqarohet se nëpërmjet këtij projektligji synohet përfitimi i pensionit në bazë të niveleve të përcaktuara të punonjësve artistë dhe jo vetëm në administratës shtetërore. Nga ndryshimet ligjore parashikohet të përfitojnë artistë të baletit, artistët e valleve të asambleve shtetërore dhe private, por edhe akrobatët e gjimnastët e cirkut.

Në listën e përfituesve janë edhe solistët e operave, të teatrove muzikale dhe të asambleve shtetërore, koristët e operave të teatrove muzikale dhe të asambleve shtetërore, si dhe muzikantët e veglave të frymës të orkestrave dhe të bandave shtetërore. Të gjitha profesionet e sipërpërmendura përkufizohen në projekligji profesione të vështira që, sipas Projektaktit të Këshillit të Ministrave, duhet të trajtohen me pension të posaçëm.

Të fundit

700 milionë lekë cash, SPAK godet dy ‘Exchange’, sekuestrohen pasuri

Dy kompani të njohura në fushën e këmbimit valutor në Tiranë, janë goditur nga Prokuroria e Posaçme, pas një...

U raportua i zhdukur në Sarandë, gjendet i mbytur në det turisti portugez

Një 57-vjeçar portugez u raportua i zhdukur ditën e djeshme në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”...

“Paketa e Maleve”, 2800 shqiptarë shprehin interes për investime në dy javë

Rreth 2 mijë e 800 shprehje interesi në pak më shumë se 2 javë nga nisja e aplikimeve... “Paketa e Maleve” po josh shqiptarët....

Rodrygo injoron klubet prestigjioze dhe zgjedh… klubin pa trofe!

Rodrygo është informuar nga Real Madrid se nuk ka vend titullari në skuadër dhe se duhet të largohet. Sulmuesi brazilian kishte plane të tjera,...

Luca Toni këshillon Juventusin: Ta them unë se kë duhet të blesh

Luca Toni ka thënë se Juventusi duhet të blejë një zëvendësues nëse do të shesë Dusan Vlahovic. Pavarësisht mbërritjes së sulmuesit të Lille, Jonathan David,...

Lajme të tjera

Web TV