Merrte kredi me kartat e pacientëve, lihet në burg infermierja e spitalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit, Elisabeta Bardhollarin dhe nën masën e “arrestit shtepiak”, është lënë Orjada Hoxha.

Bardhollari dhe Hoxha u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën, nëpërmjet mashtrimit përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi. Bardhollari dhe Hoxha përdornin një institucion finaciar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve.

Elisabeta Bardhollari, nënë e dy fëmijëve kishte shkuar në dyqanin ku punonte Orjada Hoxha dhe kishte blerë disa elektroshtëpiake. Infermieria i ka pohuar shitëses se disa miq e familjarë të saj donin të merrnin disa produkte me kredi.

Pasi ka marrë aprovimin, infermieria në kohë të ndryshme u kishte vjedhur kartat e identitetit pacientëve dhe ia çonte shitëses me foto. Kjo e fundit niste procedurat e marrjes së elektroshtëpiakeve me kredi.

Rasti u zbulua pas denoncimit të bërë nga një qytetar në polici. Nëpërmjet bankës së nivelit të dytë ku merrej kredia, u identifikua fillimisht Hoxha, 32 vjeçe. Pasi u arrestua ajo pranoi veprimet që kishte kryer duke argumentuar se gjithçka e kishte bërë në mirëbesim.

Autorësinë e vjedhjes e ka pranuar në polici edhe infermieria Elisabeta Bardhollari. 39-vjeçarja i tha policisë se pasi merrte elektroshtëpiaket i shiste dhe se këto veprime i kishte bërë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Në sajë të hetimeve janë dokumentuar 10 raste të vjedhjes, ku vetëm me kartën e identitetit të një pacienti janë marrë kredi në të paktën 4 milionë lekë të vjetra. Sipas policisë, nga operacioni i koduar “Elektro”, u sekuestruan edhe disa pajisje të ndryshme elektroshtëpiake që kapnin vlerën e 40 milionë lekëve të vjetra.

Lexo edhe :  Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Si pjesë e kësaj skeme është proceduar dhe po hetohet në gjendje të lirë edhe një tjetër person. Ai luante rolin e shoferit që transportonte pajisjet elektroshtëpiake dhe i shiste në bashkëpunim me infermieren.

Ky nuk është skandali i vetëm në mjekësinë shqiptare. Shpeshherë janë denoncuar mjekë e infermierë që vjedhin apo mashtrojnë pacientët e tyre. Rasti më i bujshëm ishte ai i Tires, e cila mashtronte vajzën e një pacienteje me Covid duke i marrë shuma të konsiderueshme parash për t’i qëndruar afër të ëmës.

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV