E prekur nga COVID-19 solli në jetë foshnjën me lindje të parakohshme, vdes në Turqi shqiptarja 24-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e trishtë është shënuar ditën e sotme që preku zemrat e të gjithë shqiptarëve. Xheni Kaba, 24 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Me shumë përpjekje ajo solli në dritë vogëlushin e saj të vogël, në një nga spitalet e kryeqytetit. Por, nëna njëkohësisht kishe rezultuar pozitive me COVID-19 dhe si pasojë e komplikacioneve ajo kreu lindje të parakohshme në Tiranë.

Me shpresën se do t’ia dilte mbanë dhe do të ngrihej në këmbë për të rritur beben, ajo u dërgua për mjekim më të specializuar në Turqi. Por pavarësisht përpjekjeve, fatkeqësisht e reja nuk mundi ta fitonte betejën me COVID. Ndërsa, burime bëjnë me dije se ajo nuk e kishte bërë vaksinën anti-COVID.

Kujtojmë që një ditë më parë, në spitalin Infektiv humbi jetën një tjetër grua shtatzënë e si pasojë e koronavirusit. Roza Qoja, 34 vjeçe nga fshati Gjadër i Lezhës, ishte 4 muajshe shtatzënë. E reja ishte prekur nga virusi prej disa ditësh dhe për shkak se iu përkeqësua gjendja shëndetësore erdhi në Tiranë, ku për pasojë përfundoi në intubim.

Të fundit

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Lajme të tjera

Web TV