Feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot deputetja më e vjetër në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është një ditë e veçantë për Luljeta Bozon, deputetn më të vjetër të parlamentit shqiptar. Luljeta Bozo feston ditëlindjen ditën e sotme dhe mbush plot 79 vjeç.

Urimi që ka spikatur ditën e sotme për Luljeta Bozon është ai i nuses së saj. Alda Bida, nusja Petri Bozdos, përmes një postimi në ‘Instagram’ i ka shkruar disa fjalë të ngrohta vjehrrës së saj.

Të paçim sa më gjatë pranë për besimin që kemi në forcën e mendjes tënde, për mesazhin e bukur se jeta gjithnjë ka një ripërtëritje e duhet jetuar, për zërin e ngrohtë dhe leksionet që i jep jo thjesht në auditor por në shkollën e madhe të jetës… për guximin, forcën, shembullin, përkushtimin… për çfarë kam mësuar nga ty, e që ua mëson edhe stërnipërve! Frymëzim e motivim të kemi! Gëzuar, Luljet”, shkruan Alba Bida.

Luljeta Bozo është deputetja më e vjetër e parlamentit të Shqipërisë. Gjatë gjithë karrierës e saj në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, ajo ka botuar 33 libra profesionalë dhe është kryetare e Shoqatës së Gjeoteknikëve të Shqipërisë. Deputetja i ka përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 1965 ku ka përfunduar edhe doktoraturën në vitin 1989

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV