Milaim Zekës nuk i ikën inati me ish-dhëndrin, Seldi Qalliun: I organizova festë vajzës pas ndarjes nga ai idioti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fejesa 5-vjeçare e këngëtarit Seldi Qalliu me vajzën e gazetarit Milaim Zeka, Dafinën, ka qenë ndër më të komentuarat dhe të përfolurat, sidomos për mënyrën se si mori fund, plot pesë vite më parë.

Lajmi fillimisht doli nga të afërm të çiftit e nuk vonoi shumë dhe foli publikisht dhe vetë Seldi. Mendohej se historia e dashurisë mes tyre ishte mbyllur me konsensus nga të dyja palët dhe me mirëkuptim, ndërkohë që arsyet e kësaj ndarjeje nuk ishin të qarta.

Pas një periudhe të gjatë që nga Seldi nuk kishim asnjë lajm nga lidhja e tij, ai e konfirmoi ndarjen nga e fejuara. I pyetur nga gazeta “Panorama” për arsyen pse mori fund kjo histori e gjatë dhe e mediatizuar, ai u përgjigj: “Aq shkoi, kaq ishte e shkruar”.

Pyetjes nëse ishin ndarë keq, ai iu përgjigj në atë kohë: “Jo, u ndamë në mënyrë të qytetëruar”. Pas publikimit të klipit “Seldisht”, Seldi u përfol për ndarjen pas pesë vitesh nga e fejuara e tij, Dafina Zeka, vajza e gazetarit të njohur nga Kosova, Milaimi.

Por edhe pse kjo ndarje ka ndodhur në vitin 2016, Miliami nuk e ka harruar ende. I ftuar në emisionin televiziv “Bardhezi”, ai ka thënë se është baba mendjehapur dhe se me vajzat e tij ka festuar kur janë ndarë.

Ai theksoi se vetëm mund të festonte me vajzën pas ndarjes nga ish-i që ai tha se jo vetëm që s’duhej të mërzitej, por vetëm ta festonte ndarjen nga vajzës nga ish-i, që e etiketoi “ai idioti”.

Po si nisi dhe përfundoi historia e Seldit me Dafinën, një vajzë e panjohur në publik dhe që jetonte në Stokholm të Suedisë?

Ajo nuk njihej aspak më parë deri në momentin që dolën fotot e para të saj me Seldin dhe ku binte në sy për bukurinë origjinale të biondes tipike.

Lexo edhe :  Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Dafina Zeka nga Peja, por që jeton në Stockholm të Suedisë, u mësua më vonë që është vajza nga martesa e parë e gazetarit Milaim Zeka, i cili për publikun shqiptar u bë i njohur si anëtar i jurisë së spektaklit “Dancing with the Stars” dhe aktualisht për deklaratat e tij kundërshtare.

Dafina është vajza nga martesa e parë e Miliamit, i cili tashmë ka krijuar një familje tjetër me ish-gazetaren nga Tirana. Por Milaimi ka qenë po ashtu pranë vajzës Dafina edhe në këtë histori, duke e pranuar Seldin si të fejuarin e vajzës dhe dhëndrin e shtëpisë.

Nuk ishin të rralla rastet kur ata darkonin bashkë si familje apo merrnin pjesë në festat familjare, ku ishin të ftuar. Nga ana tjetër, edhe Dafina konsiderohej nusja e shtëpisë së Seldit, pasi udhëtonte shpesh drejt Tiranës, për të marrë pjesë në ahengjet familjare dhe pozonte pranë nënës së Seldit.

Thuhet se ata u takuan rastësisht, kur ai u fotografua me Dafinën në pubet e Prishtinës, tek argëtoheshin çift. Në fillim u mendua se ishin vetëm shokë, por nuk u desh shumë kohë që ata ta shpallnin lidhjen e tyre të hapur.

Lajmin e parë për nisjen e një historie rozë mes një këngëtari dhe një vajze të panjohur, e bënë mediat lokale të Pejës, duke publikuar disa foto të çiftit. Ata shfaqeshin shumë të dashuruar, por nuk dihej nëse distanca ka qenë ajo që çoi në prishjen e fejesës apo diçka tjetër.

Prej pesë vitesh me radhë Dafina jetonte në Suedi, ndërsa Seldi në Tiranë, i angazhuar me udhëtime në Europë dhe gjithë botën për shkak të axhendës së ngjeshur të koncerteve./Panoramaplus.al

Të fundit

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka caktuar të riut masën e...

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Igli Tares i dështon blerja, sulmuesi rikthehet në Gjermani

Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit. Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe është në një gjendje delikate. Stafi...

Lajme të tjera

Web TV