Si po organizohet bota për krizën energjetike?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mungesë të një reagimi të përbashkët të Bashkimit Europian përballë krizës energjetike në Europë, çdo vend po shpalos strategjitë e veta: paketat e ndihmës dhe krijimi i rezervave, shkruan Bloomberg

Kriza energjetike është globale dhe aktualisht vendet kanë nisur prej ditësh shpalosjen e strategjive për të shmangur sa më shumë pasoja. Çmimi i lëndës së parë po rritet dhe tashmë zinxhiri global i prodhimit është dëmtuar.

Bashkimi Europian nuk ka gjetur ende një zgjidhje të përbashkët dhe në këtë mënyrë çdo vend vazhdon në rrugën e tij. Paketat e ndihmës janë një nga reagimet e para të vendeve të ndryshme europiane. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë presion ndaj OPEC që të shtrijë prodhimin e naftës për të mbyllur të paktën garën për karburant. Ky i fundit është dhe një nga shkaqet kryesore të kësaj krize.

Sipas Bloomberg, kriza energjetike ndërkombëtare, e ka lënë Europën në kërkim të gazit natyror dhe qymyrit: rezervat e të dyja këtyre lëndëve djegëse janë në nivele të ulëta sepse dimri i kaluar ishte më i ftohtë dhe zgjati më shumë se normalisht, raporton abcnews.al

Karakteristika që kanë shkaktuar një rritje të kërkesave për energjinë për ngrohje. Por mungon dhe uji, pa të cilin nuk është i mundur prodhimi i energjisë elektrike nga centrale hidroelektrike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës situata nuk është e rëndë si në Europë: çmimi i gazit është rritur por jo aq shumë sa në  kontinentin e vjetër, sepse vendi mund të mbështetet në prodhimin e brendshëm të gazit, i cili është dhe më ekonomik.

Prodhuesit europianë të energjisë elektrike po grumbullojnë ngarkesa me qymyr për shkak të mungesës së gazit natyror, i cili detyron shërbimet publike të djegin karburantet fosile. Çmimet e energjisë po rriten ashtu si Europa po përpiqet të arrijë një marrëveshje më ambicioze të klimës pasi udhëheqësit botërorë të takohen në Skoci gjatë këtij viti.

Lexo edhe :  Stuhitë përfshijnë jugun e SHBA, dy shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Furnizimet me qymyr kanë shënuar rënie pasi prodhuesit kryesorë, Kolumbia dhe Indonezia, janë përballuar me shira të dendur, ndërsa disa miniera në vende të tjera janë mbyllur për shkak të pandemisë.

Investimet në projektet e reja të minierave janë pezulluar gjatë viteve të fundit, me bankat që kanë shkurtuar kreditë për kompanitë e qymyrit ndërsa bota po përpiqet të shmangë efektet më të këqija të ndryshimit të klimës.

“Furnizimi me gaz ka shënuar rënie, furnizimi me qymyr ka shënuar rënie dhe burimet e rinovueshme nuk janë në nivelet e mëparshme,” tha Dale Hazelton, kreu i qymyrit termik në Wood Mackenzie.

Të fundit

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Lajme të tjera

Web TV