Dy deputetë të Kuvendit do të shpallen ‘non grata’, ja si përshkruhen ata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy politikanë, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, do të shpallen së shpejti persona non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Sot, redaksia e Albanian Post sjell një panoramë më të qartë, me detaje të reja, se cilët janë këta persona dhe si kanë qenë të angazhuar politikisht, përfshi veprimtaritë e tyre të mëparshme.

Siç është theksuar edhe më parë, të dy deputetët vijnë nga radhët e të majtës shqiptare.

Nga burimet pranë redaksisë, bëhet me dije se njëri prej tyre, është i përfshirë në politikë prej fillimit të viteve 2000.

Ndër të tjera, ai ka mbajtur më parë edhe poste ministrore.

Të dy personat ndërkohë, vijnë nga bota e biznesit në skenën politike.

I dyti deputet ka një karrierë politike më të vonshme se i pari. Por, ka lënë shenjë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri.

Të dy kanë qenë të zgjedhur në qarqe të mëdha të vendit me numër të konsiderueshëm votash.

Rregullat e përcaktimit të tyre si non grata, nga ana tjetër, do të jenë të aplikuara njësoj si me rastet e mëparshme.

Pra, jo vetëm individi, por e gjithë familja do ta ketë të pamundur pas vendimit të shkelë në tokën amerikane.

Emrat konkretë të dy deputetëve janë të njohur për redaksinë dhe së shpejti do të bëhen publik.

Vijimësia amerikane

Dy zyrtarët shqiptarë janë vijimësi e një lufte të hapur që SHBA-të i kanë shpallur korrupsionit në Ballkan.

Ndërsa dy priten të përcaktohen si non grata në Shqipëri në ditët në vijim, kjo nuk do të thotë se DASH-i do të ndalet me kaq.

Lexo edhe :  Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Në një intervistë për Zërin e Amerikës më 25 shtator, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, e vuri theksin mbi faktin se përcaktime të tjera do të ketë së shpejti në gjithë Ballkanin.

Katër kanë qenë përcaktimet e mëparshme si non grata, të cilat bënë bujë në Shqipëri.

Fillimisht, ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u shpall më 15 shkurt 2018.

Më pas, më 16 prill 2018, e pati radhën Tom Doshi. Më tej, më 30 korrik 2019, ishte ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u përcaktua si i papërshtatshëm për të hyrë në territorin amerikan.

Së fundmi, por më i bujshmi, ish-kryeministri dhe kreu historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Tashmë, radhën e kanë dy deputetë të zgjedhur nga e majta shqiptare në Parlamentin e Shqipërisë.

Një paralajmërim i hershëm i Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, se Amerika nuk do të tolerojë më zhvillimin e korrupsionit në Ballkan./Albanianpost.com

Të fundit

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të...

Lewandowski refuzoi një pagë “të çmendur” nga Sauditët, për të qëndruar te Barça!

Agjenti i Lewandowskit zbuloi se sezonin e kaluar, sulmuesi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite për të qëndruar te Barcelona. Ndërkombëtari polak...

YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

YouTube, një nga platformat më të njohura online, po prezanton një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si mbron përdoruesit e rinj. Kompania do të...

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Ngarja mbrapsht mbetet një nga rreziqet më të mëdha të aksidenteve rrugore. Sipas Klubit Gjerman të Automobilave (ADAC), një në katër kontakte me këmbësorët ndodh...

Elon Musk humb një tjetër bashkëpunëtor, jep dorëheqjen bashkëthemeluesi i xAI

Igor Babuschkin, një nga bashkëthemeluesit e kompanisë së Elon Musk, xAI, ka njoftuar largimin e tij prej saj përmes një postimi në X. Babuschkin udhëhiqte...

Lajme të tjera

Web TV