Tetor 1912/ Lidhja Ballkanike kundër Perandorisë Osmane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nis Lufta midis Perandorisë Osmane dhe Lidhjes Ballkanike. Sipas historianëve, Perandoria Osmane nuk ishte në gjendje që të reformohej, qeveriste keq , ose s’mundi të zgjidhte problemet e nacionalizmin në rritje mes popujve të saj. Së dyti, Fuqitë e Mëdha grindeshin aq shume mes tyre sa që dështuan për të siguruar që otomanët të kryenin reformat e nevojshme. Këto probleme bënë që shtetet e Ballkanit të imponojë zgjidhjen e tyre, duke krijuar Lidhjen e Ballkanit (Bullgari, Greqi, Serbi e Mal i Zi).

Por ishte edhe arsyeja tjetër; deri në fillim të shekullit të 20-të, këto vende kishin arritur pavarësinë nga Perandoria Osmane, por duke parë se ajo po dobësohej e së shpeti shpërbëhej, donin të merrnin pjesët që do të mbesnin, siç ishin trojet shqiptare ende nën perandori. Brenda këtij konteksti duhen kuptuar edhe thirrjet e atdhetarëve brenda e jashtë, që shqiptarët në këtë luftë të qëndronin në anën e Perandorisë; ndërkohë që Ismail Qemali shpejtonte drejt Vlorës me sigurimet ndërkombëtare për pavarësinë që u arrit më 28 nëntor, kur Lufta e pare Ballkanike ndodhej në kulmin e saj.

Lufta përfundoi në korrik 1913 me nënshkrimin e Traktatit të Londrës dhe pas 5 shekujsh, Perandoria Osmane humbi pothuajse të gjitha zotërimet e saj në Ballkan. Pastaj erdhi Lufta e Dytë Ballkanike, që filloi pa mbaruar ende e Para. Shkaku ishte pakënaqësia e Bullgarisë lidhur me ndarjen e Maqedonisë, që u bë në fshehtësi nga ish-aleatët e saj, Serbia dhe Greqia.

Si rrjedhim, Bullgaria sulmon, por ushtritë serbe e greke kundërpërgjigjen më ashpër; Bullgaria sulmohet edhe nga Rumania dhe Perandoria osmane – lufta përfundon me Traktatin e Bukureshtit, dhe Bullgaria humbet shumicën e territoreve që kishte fituar në Luftën e Parë Ballkanike.

Lexo edhe :  3 Shkurt 1924/ Woodrow Wilson, ndahet nga jeta presidenti amerikan

 

Të fundit

Aksidenti me një viktimë në aksin Cërrik- Gramsh, vihen në pranga drejtuesit e dy mjeteve

Policia ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët një ditë më parë (3 shkurt) u përfshirë...

Vjedhje dhe llogari të rreme në rrjete sociale, tre të rinj bëjnë kallëzim në polici

Tre denoncime janë bërë në policinë e Shkodrës për profilet e rreme në rrjete sociale. Një 30 vjeçare ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Tik...

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. VIJON…

Mjekët në lot, përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga e ëma

Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e sotëm (4 shkurt) spitalin në Pagni...

Politikanë servilë dhe të pazotë

Nga ARTUR  AJAZI Në 22 Qershor të vitit 1991, Tirana priti ish-Sekretarine SHBA James Baker. Ishte nje miting i madh, dhedukej sikur gjithë bota këtej...

Lajme të tjera

Web TV