Kriza energjitike dhe rritja e çmimit, Rama mbledh sot qeverinë! Do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shpalljes së krizës energjitike dhe paralajmërimit se vendi ynë mund të përballet me rritje të çmimeve, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot qeverinë, ku pritet të diskutohet në lidhje me këto çështje.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 09:00 dhe më pas Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku do të prezantojë planin për mbrojtjen e qytetarëve dhe biznesit të vogël nga efekti që mund të ketë një rritje e pakontrolluar e çmimeve.

Më 3 tetor, në një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një rritje të çmimit të energjisë, ku tha se e gjithë bota po përballet me një krizë të tillë dhe se efektet po ndihen edhe te ne. Rama u shpreh se kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por theksoi se situata bëhet edhe më e ashpër kur në lojë futen edhe manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë.

Dy ditë më parë, qytetarët u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët” e Kombit ku protestuan kundër rritjes së çmimeve, pasi vendi ynë është përballur edhe me rritje të çmimit të bukës dhe karburanteve.

Të fundit

Deklarata vjetore e të ardhurave/ Tatimet: 31 marsi, afati i fundit për dorëzimin

Gjatë këtij viti janë rreth 144 mijë individë që kanë  detyrimin të plotësojnë deklaratën e të ardhurave përsonale ose...

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd për të mbrojtur Aleksandër Vuçiç

Në shtatë ditët e fundit, Parku i Pionierit, i cili gjendet pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Serbisë, është bërë vend i protestave...

Vodhën banesën e tre shtetaseve të huaja, arrestohen katër vëllezërit në Tiranë

Katër të rinj të moshës 18-vjeçare janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë vjedhur banesën e marrë më qira nga tre shtetase turke...

Është modele si ish-gruaja e Feros, Arbenita Ismajli? Reagon bashkëshortja e ish-reperit

Feronit Shabani i njohur si Fero, vetëm pak ditë më parë dha lajmin se pas divorcit me Arbenita Ismajlin, ishte martuar përsëri me vajzën,...

Gjykata kundër Trump: Të rikthehen punonjësit e larguar. Shkarkimi, jo ligjor

Dy gjyqtarë federalë kanë urdhëruar administratën e presidentit Amerikan Donald Trump që të rikthejë mijëra punonjës të shkarkuar nga puna në mënyrë masive nga...

Lajme të tjera

Web TV