FAO: Çmimet e ushqimeve në botë arrijnë nivelin më të lartë në 10 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet botërore të ushqimit u rritën për të dytin muaj radhazi në shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar, deklaroi agjencia ushqimore e OKB-së.

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë me bazë në Romë (FAO) gjithashtu parashikoi një prodhim rekord global të drithërave në vitin 2021, por tha se ai do të tejkalohej nga konsumi i parashikuar.

Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s, që gjurmon çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore më të tregtuara në botë, ishte mesatarisht 130.0 pikë muajin e kaluar, niveli më i lartë që nga shtatori 2011, sipas të dhënave të agjencisë.

Shifra për muajin gusht u rishikua në 128.5, nga 127.4 që ishte për të njëjtin muaj.

 

 

Në bazë vjetore, çmimet u rritën me 32.8% në shtator.

Çmimet e mallrave bujqësore janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, të ndikuara nga pengesat në korrje dhe rritja e kërkesës në Kinë.

Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO u rrit me 2.0% në shtator nga muaji i mëparshëm. Kjo u parapri nga një rritje prej gati 4% e çmimeve të grurit, dhe agjencia e OKB-së vuri në dukje uljen e disponueshmërisë së eksporteve për shkak të kërkesës së madhe.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve,” tha krye ekonomisti i FAO-s, Abdolreza Abbassian në një deklaratë.

Çmimet botërore të vajit bimor u rritën me 1.7% në bazë mujore dhe treguan një rritje vjetore prej rreth 60%, pasi çmimet e vajit të palmës u rritën nga kërkesa e fuqishme e importit dhe shqetësimet për mungesat e fuqisë punëtore në Malajzi, tha FAO.

Çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor. Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s.

Lexo edhe :  Këta janë artikujt më të lexuar në Wikipedia në 2024

Për prodhimin e drithërave, FAO parashikoi një prodhim rekord botëror prej 2.800 miliardë ton në vitin 2021, pak më tepër se 2.788 miliardë që ishte parashikuar një muaj më parë.

Kjo do të ishte nën nivelin e përdorimit botëror të drithërave prej 2.811 miliardë tonë, një parashikim i rishikuar nga 2.7 milionë tonë një muaj më parë, kryesisht për të pasqyruar rritjen e përdorimit të grurit për ushqyerjen e kafshëve, tha FAO në një shënim mbi ofertën dhe kërkesën e drithërave.

Rezervat globale të drithërave pritet të ulen në periudhën 2021/22, por ende do të jenë në një nivel të mjaftueshëm, shtoi FAO./ Reuters

Të fundit

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV