Ambasadorja Kim takim me ministren e Financave: Forconi masat kundër pastrimit të parave dhe llogaridhënies

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimajn.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, si dhe mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për përmirësimin e taksimit, transparencës dhe llogaridhënies.

“U takova dje me ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për ta uruar atë për emërimin. SHBA nxit forcimin e masave kundër pastrimit të parave, mbështet fiskalizimin dhe digjitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investimet amerikane, si dhe mbrojnë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja mes demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan ambasadorja Kim.

Të fundit

Të dhënat e OKB: Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa...

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, se shefi i...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn pas takimit me Putin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, menjëherë pas takimit...

Lajme të tjera

Web TV