Kuçovë/ Vajza refuzoi propozimin për martesë, 31-vjeçari i futet në shtëpi dhe e kërcënon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20-vjeçare është kërcënuar pasi refuzoi propozimin për martesë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kuçovës, në banesën e vajzës së re. Policia ka mundur të arrestojë 31-vjeçarin me inicialet B.C, pasi ky i fundit ka hyrë pa leje në banesën e 20-vjeçares.

Ai e ka kërcënuar dhe shtrënguar në mënyrë që e reja ta pranonte propozimin e tij për martesë. I riu tashmë është vënë në pranga dhe materialet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Beratit.

Njoftimi i Policisë:

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Mesazh nga Mevlani? Livia përlotet: Fle me ty e zgjohem me ty

Në një moment emocional, Livia u përlot pas një mesazhi, që besohet se ishte nga ish-partneri i saj, Mevlan Shaba. Mesazhi përmban fjalë që shpërfaqin...

Gjendet një lloj i dytë i gripit të shpendëve tek lopët e qumështit, ekspertët në alarm

Lopët e prodhimit të qumështit rezultuan pozitive për një lloj gripi të shpendëve që më parë nuk ishte parë tek këto bagëti, tha të...

Luan Baçi flet për protestën e 8 shkurtit: Vendosin qytetarët, aksione në terren

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka dhënë disa detaje mbi protestën e opozitës më 8 shkurt, duke e cilësuar atë si një manifestim...

Lajme të tjera

Web TV