“Do të të publikoj fotot intime në rrjete sociale”, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim sepse shantazhonte dhe kanoste një shtetase duke i marrë vlera monetare.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, pasi në mënyrë të përsëritur, ka shantazhuar dhe kanosur një shtetase, duke i kërkuar shuma të ndryshme të vlerave monetare ose në të kundërt do publikonte në rrjete sociale foto intime.

Gjatë kapjes dhe ndalimit nga forcat e Policisë, ai po tërhiqte një sasi vlere monetare në një pikë të transferimit të parave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Strukturat hetimore të DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëorganizuar kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pagesa e fundit”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi M. K., 26 vjeç, banues në Durrës”, njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV