Karli i Madh kurorëzohet mbret i frankëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tetorin e vitit 768, Karli i Madh kurorëzohet mbret i frankëve, dhe si komandant të ushtrisë cakton nipin e tij, Roland. 10 vjet më vonë, Rolandi do të vritej në përpjekje me forcat baske në Betejën e Roncesvallës, grykë malore në Pirenenj (mes Francës dhe Spanjës).

Por humbja nuk solli vetëm humbje, nisur nga një vështrim afatgjatë, nga i cili të gjithë mund përfitojnë ndopak; Beteja e Roncesvallës u bë pikënisja e eposit francez me poemën “Kënga e Rolandit” (La Chanson de Roland), që është vepra më e vjetër e njohur e letërsisë franceze.

Poema është një përmbledhje luftrash heroike të frankëve normanë, dhe mendohet të jetë shkruar aty nga fillimi i shekullit të 12-të, kur kishte filluar të bëhej e zakonshme që legjendat dhe ngjarjet e së kaluarës të ndërthureshin me ato të ditës, të zbukuroheshin e të këndoheshin me ndjenjë lavdie.

Në Këngën e Rolandit ka edhe vargje ku përmenden vise e toponime shqiptare, rreth disa ngjarjeve të mjegullta historike në keto troje. Për shembull, në Këngën e Rolandit, Albeigne (Albanie, Albania) përmendet si emërtim për zonat bregdetare të Shqipërisë së sotme; dhe kjo është e rëdësishme, pasi emri Albanian dokumentohet se është përdorur në vazhdimësi të dëshmisë së gjeografit Ptolemi në shekujt e parë të erës sonë kur në Gjeografinë e tij përmend fisin Albanoi që banonte në këto territore.

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV