Çeki/ Protagonist në skandalin e “Pandora Papers”, partia e kryeministrit Babis humb zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare të votimit, grupi opozitar ‘Së Bashku’ i qendrës së djathtë çeke doli fitues ndaj partisë ANO të kryeministrit Andrej Babis në zgjedhjet parlamentare të shtunën në Republikën Çeke.

Sipas një llogaritjeje nga Televizioni Çek, grupi opozitar ‘Së Bashku’ dhe një grup tjetër opozitar liberalë janë në rrugën e duhur për të fituar një total prej 108 vendesh në dhomën e ulët të parlamentit prej 200 vendesh.

Kjo u jep dy partive një shans për të formuar një qeveri për të zëvendësuar kryeministrin Babis dhe dy partitë e tij aleate, të cilat nuk arritën të fitojnë vota të mjafteshme për të hyrë në parlament në zgjedhjet dy-ditore që përfunduan mesditën e së shtunës.

Babis, 67 vjeç, u përball me kritikat gjatë fushatës për keqmenaxhim të pandemisë së koronavirusit, për rritjen e shpejtë të borxhit dhe për përdorimin e detyrës për interesat e biznesit të tij. Babis i mohon të gjitha akuzat.

Rezultatet nga 98.3% qendrat e votimit treguan se grupi ‘Së Bashku” ka fituar 27.49% të votave kundrejt, parties ANO me 27.39% dhe grupit liberalë me 15.39%.

“Opozita demokratike do të ketë shumicën dhe kjo do të shënojë fundin e dominimit të Andrej Babis,” tha shefi i parties liberale Ivan Bartos. “Sonte ne … ndoshta do të fillojmë bisedimet me koalicionin tjetër mbi mundësinë e formimit të qeverisë së ardhshme”.

Koalicionet refuzojnë të bashkëpunojnë me Adrej Babis për shkak të atyre që ata thonë se janë konflikte të papranueshme të interesit që lidhen me perandorinë e biznesit që ai krijoi para se të hynte në politikë.

Opozita është zotuar të shkurtojë deficitin buxhetor dhe të përmirësojë transparencën e qeverisë./VOA

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV