Vjen në Shqipëri shefi i “Pfizer”, Rama: Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka pritur shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla i cili ka parë nga afër ambientet në QSUT, ku ruhen vaksinat Pfizer.

Kryeministri Rama u shpreh se do të vijojë angazhimi i palëkundur për të siguruar vaksinat kundër Covid deri në fund të përballjes me pandeminë.

“Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë për përballimin e pandemisë. Në fillim ju hapët dyert. Faleminderit prej jush që e nisëm edhe ne procesin e vaksinimit”, tha Rama.

Nga ana tjetër Bourla tha se ishte befasuese kërkesa e kryeministrit Rama për sigurimin e vaksinës, ndërsa e falenderoi atë për miqësinë e dhënë.

“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në “Facebook”.

Të fundit

DW: Krijimi i qeverisë së re në Gjermani, mision i vështirë

Friedrich Merz dëshiron ta formojë qeverinë e re gjermane sa më shpejt. Olaf Scholz nuk do të jetë pjesë...

Pronari dhe kamerat e sigurisë tradhtojnë ‘skifterët’ e maskuar shqiptarë

Të maskuar dy autorët hynë në banesë, por u pikasën nga i zoti i shtëpisë dhe tentuan arratisjen nëpër lagje. Sulmuan karabinierët me tulla...

Tre vite nga pushtimi rus/ Zelensky i përgjigjet Trump: Jam gati të lë postin nëse …

Në trevjetorin e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar “heroizmin absolut” të ukrainasve. Presidenti i Ukrainës ka thënë gjithashtu se do të heqë dorë nga...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kryeministri Edi Rama mbledh drejtuesit politikë në PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë e Partisë Socialiste të gjithë drejtuesit politikë për zgjedhjet e 11 Majit. Ky takim vjen edhe...

LAJMI I FUNDIT/ Tom Doshi paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi sapo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme./kb

Lajme të tjera

Web TV