85 të arrestuar, 598 patenta të pezulluara për 10 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shteti ka arrestuar 85 persona, ndërsa ka pezulluar  598 leje drejtimi në harkun kohor të 10 ditëve.

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë, policia ka zhvilluar kontrolle me radarë dhe dragera, në të gjithë vendin.

Patenta të pezulluara-Si rezultat, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 598 leje drejtimi, nga këto:  98 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur;  402 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, në disa raste edhe me dyfishin e shpejtësisë së përcaktuar nga sinjalistika rrugore; 98 leje drejtimi për shkelje të tjera, për të cilat Kodi Rrugor parashikon si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit;

Të arrestuar-Janë arrestuar nga strukturat e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, 85 shtetas, nga të cilët: 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjoba-Janë vendosur 13386 masa administrative, nga këto:

625 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1626 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;  2297 për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë; 465 për shpejtësi, por pa masën plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit; 3872 për parkime të gabuara dhe ndalim qëndrimi; 267 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 157 për mungesë të siguracionit; 67 për mungesë të serxholinos për sigurimin e fëmijëve gjatë transportit dhe 4010 për shkelje të ndryshme.

Makina të bllokuara-Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mosshlyerje të masave administrative që varionin nga 12 deri në 17 masa administrative të papaguara.

Lexo edhe :  Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

Strukturat e Policisë Rrugore do vijojnë me intensitet kontrollet me shërbime të kombinuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV