E turpshme/ Polonia kalon në avantazh, tifozët shqiptarë sulmojnë me shishe kundërshtarët! Ndërpritet ndeshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria po luan sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Një fitore ndaj Polonisë do të ishte historike, jo vetëm për statistikat, por edhe sepse tre pikët do të hipotekonin vendin e dytë në Grupin i kualifikues dhe biletën për në fazën play off të Botërorit 2022 në Katar.

Shqipëria dhe Polonia janë përballur plot 11 herë me njëra-tjetrën sipas statistikave të UEFA-s dhe bilanci flet dukshëm në favor të miqve, që kanë fituar 8 ndeshje dhe kanë barazuar 3 prej tyre, e padyshim edhe golavarazhi flet në favor të polakëve, që kanë shënuar 18 gola, kundrejt 6 të shënuar nga kuqezinjtë.

Skuadra kuqezi e ka çmimin në merkato mbi 102 milionë euro, ku Marsha Kumbulla vlen 25 milionë.  Polonia në anën tjetër, vlen mbi 258 milionë euro në merkato, me Robert Lewandowskin që është lojtari më i kushtueshëm, me 60 milionë euro.


Komenti LIVE

Miqtë na kanë ndëshkuar në pjesën e dytë me  Swidersin, i cili shënon por tifozët hedhin sërish sende në fushë dhe arbitri ka ndërprerë ndeshjen. E pabesueshme çfarë ndodh në Air Albania.

67’ Jozviak përfiton nga një gabim i Lenjanit në largimin e topit dhe nis një pasim të rrezikshëm në qendër. Hysaj largon sferën ndërsa Reja nuk kursehet kundër Lenjanit për atë gabim.

Incidenti

Në një goditje këndi për miqtë, disa tifozë qëlluan me shishe uji drejt lojtarit të Polonisë duke bërë që gjyqtari Klerment Turpin të ndalë lojën.

Francezi iu drejtua menjëherë zyrtarit të FSHF-së, Lusin Nurishmit duke paralajmëruar për rastin e ndodhur, pasi nëse do të përsëritej sërish do të merreshin masa duke e ndërprerë ndeshjen.

Të fundit

Shqipëria, në një aplikacion/ TEA, mijëra përdorues nga e gjithë bota

Çfarë ofron Shqipëria gjendet në një aplikacion në celular. Në më shumë se 1 vit nga krijimi, TEA është...

“Dua një familje tjetër”/ Flet komshiu që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

Bahri Mblloshmi, personi që gjeti i pari 12-vjeçaren e abuzuar nga babai i saj në fshatin Sheqisht të Fierit tregoi se e mitura kishte...

Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një nënkomisar në Elbasan. Bëhet fjalë për Edison Pemaj, i cili dyshohet për veprën penale “Shtrëngim...

Pas ndarjes nga Jozi, Loredana po kërkon një lidhje të re: Jo muskuj, ja ç’dua tani

Ish-banorja e Big Brother VIP, ka folur rreth jetës së saj private në “Goca dhe Gra”. Ajo ka rrëfyer se djemtë kanë nisur t’i dërgojnë...

1919 – Kalimi i parë ajror i Atlantikut nga balona britanike R34: kur qielli u bë rrugë

Më 6 korrik 1919, një balonë ajrore britanike me emrin R34 u ul në Mineola, Long Island, pranë Nju Jorkut, duke përfunduar me sukses...

Lajme të tjera

Web TV