Vuçiç: Serbia lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para liderëve të vendeve të paikuadruara foli presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha  se “Beogradi ishte, është dhe do të jetë nikoqiri i të gjithë atyre që përçojnë mesazhin e paqes”, dhe shtoi se “Serbia është promovuese e idesë së multilateralizmit”. Duke folur për cështjen e Kosovës Vuçiq tha se “dialogu me Kosovën nuk ka alternativë”. “Serbia lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, mbron të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kombeve të Bashkuara dhe se është e angazhuar për dialog me Kosovën. E mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është çelësi për sukses në dialog pasi ai nuk ka alternativë”, tha Aleksandër Vuçiq. Në samitin dyditor që shënon 60-vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve morën pjesë më shumë se 105 vende dhe nëntë organizatave ndërkombëtare. Kjo lëvizje u themelua nga mesi i Luftës së Ftohtë si një kundërpeshë ndaj blloqeve kundërshtare të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik i atëhershëm (BRSS) dhe Shtetet e Bashkuara (SHBA).

 

Përpjekje për rikthim në dialog

 

Përplasjet deklarative me akuza dhe kundër akuza ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po bëhen pikërisht në kohën kur Bashkimi Evropian dhe SHBA po bëjnë përpjekje që të ulin sërish në tryezën e dialogut të nivelit të lartë, politikanë të Kosovës dhe Serbisë. Tre javë më parë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u rritën pas vendosjes nga qeveria e Kosovës të masës së reciprocitetit në targa të veturave. Pas disa ditë barrikadash nga serbët lokalë të veriut të Kosovës dhe me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare u arrit marrëveshja për përdorimin e targave të veturave duke mbuluar të dyja vendet inicialet shtetKosovë – Serbi: Zhbllokohen tërësisht pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakërore. Pas kësaj marrëveshje, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell the se “Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve”. “Kosova dhe Serbia tani duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, tha shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell. DW

Lexo edhe :  Katër shtëpi, tokë, truall e vila/ Kjo është pasuria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV