13 tetor 1943/ Italia i shpall luftë Gjermanisë, Hitleri fut trupat në Romë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 13 tetor të vitit 1943, Italia i shpall luftë Gjermanisë, ish-partnere e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me rrëzimin e Musolinit nga pushteti dhe rrëzimin e qeverisë fashiste në korrik, gjenerali Pietro Badoglio, që kishte marrë pushtetin në vend të Duçes me kërkesë të Mbretit Viktor Emanuel, filloi negociatat me gjeneralin Eisenhower në lidhje me një dorëzim të kushtëzuar të Italisë. Në ditën e dorëzimit italian, Hitleri nisi operacionin për pushtimin e Italisë. Ndërsa trupat gjermane hynë në Romë, gjenerali Badoglio dhe familja mbretërore u larguan në Brindisi, në juglindje të Italisë, për të ngritur një qeveri të re antifashiste.

Me kapitullimin e Italisë, Trupat gjermane morën në dorë situatën dhe Linja Gustav do të formohej në pjesën jugore të Maleve Apenine (në jug të Romës). Aleatët nuk mundën ta thyenin këtë linjë dhe menduan se një zbarkim detar në Anzio do të ishte më e logjikshme. Zbarkimi u bë i mundur më 22 janar 1944 dhe operacioni u quajt Operacioni Shingle. Ky veprim nuk dha rezultatet e pritura pasi njësitë ushtarake në këtë zonë u rrethuan me shpejtësi nga gjermanët.

Të pa aftë të bëjnë shumë kundra Linjës së Gustavit me dështimin e operacionit Shingle, Aleatët vendosën ta thyenin këtë linjë me sulme qendrore. Më 15 shkurt manastiri i Monte Kassino (një manastir ky shumë i vjetër), u shkatërrua nga bombarduesit B-17 dhe B-26, pasi mendohej se godina po përdorej nga Trupat Gjermane për vendosje artilerie. Dy ditë pas bombardimeve, trupat parashutiste gjermane u dyndën në gërmadhat e ndërtesës për ta mbrojtur. Në luftë e sipër për këtë territor, pas plot katër bombardimesh nga ana e aleatve, aleatët do të humbnin 54 000 trupa ndërsa gjermanët 20 000 trupa.

Lexo edhe :  22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Vetëm mbas shumë muajsh, Linja e Gustavit do të binte dhe Aleatët patën mundësi të marshonin për në veri. Më 4.6.1944, Roma do të çlirohej nga Aleatët, që më pas në gusht do të arrinin deri në Florencë. Më pas ata do të ndalonin përsëri në dimër dhe një linjë tjetër do të formohej. Kjo linjë u njoh me emrin Linja e Gotikës.

 

 

Kalendar

 

1773 – U zbulua galaksia Messier 51a nga Charles Messier.

1923 – Ankaraish Angora e zëvendëson Stambollin si kryeqytet të Turqisë.

1972 – Një Aeroflot Ilyushin Il-62 u rrëzua në Moskë duke lënë të vdekur 176 njerëz.

1983 – Ameritech Mobile Communications (tani Cingular) paraqiti rrjetin e parë të telefonisë mobile në ShBA në Chicago.

1990 – Përfundoi lufta lebaneze.

2010 – Hillari Clinton viziton Kosovën.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV