Do heqë dorë nga “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari tregon planet për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbër Hajdari ka deklaruar së fundmi se mund të heqë dorë nga “Fundjavë Ndryshe”. I ftuar tek “Rudina”, Hajdari tha se në të ardhmen ka menduar që të nisë punë në fushën që ka studiuar, në drejtësi.

Rudina Magjistari: Do të vazhdoni secili në punët e veta edhe kur të jeni në Tiranë apo do të të bashkohet Vlera me ty?

“Nuk e di, kemi disa plane, por që kur Vlera të vijë këtu dhe të sistemohet njëherë, mendoj që mund të nisim edhe diçka të re bashkë, një punë të re, Arbri nuk do të jetë përgjithmonë pjesë e fondacionit. Mendoj se i kam shërbyer vendit tim.

I kam shërbyer për një sistem që nisi me ato qeskat e vogla, por sot është krijuar një sistem që ndoshta për shumë pak kohë ka nevojë për Arbrin dhe pastaj ecën vetë. Kështu që jam krenar për këtë.

Nuk dua që jeta ime të ndërtohet vetëm në kuadrin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, por unë dua ta provoj dhe veten time, së pari për gjënë që jam shkolluar”, tha ai.

Të fundit

Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Kryeministri Edi Rama sot feston ditëlindjen e 61-të. Kjo ditëlindje e gjen me mandatin e katërt të qeverisjes. Rama është...

Romanovët, si u ekzekutuan 5 fëmijët e Nikollës II, Cari dhe perandoresha Aleksandra

4 korrik 1918 Nga Leonard Veizi Në agimin e një dite korriku të vitit 1918, ndërsa nata mbante ende frymën pezull mbi Ural, një heshtje e...

“Arratisja” e kapitalit, shqiptarët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje graduale, por të qëndrueshme në nivelin e investimeve që bizneset dhe individët shqiptarë bëjnë jashtë vendit. Një raport...

Rusia sulm masiv ndaj Kievit, pas telefonatës Putin-Trump

Të paktën 14 persona janë plagosur në një sulm me dron gjatë natës në Kiev, i cili dëmtoi gjithashtu infrastrukturën hekurudhore dhe i vuri...

Açka zbulon projektin e mazhorancës: Po blen demokratët me vende pune

Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV