Incidentet gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni, reagon FSHF: Nuk na nderojnë aspak, duhen zgjidhur sa më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e Shqipëri – Poloni, e luajtur në stadiumin “Air Albania” të tejmbushur me tifozë “kuqezi” u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të polakëve. Kjo humbje e nxjerr Kombëtaren tonë jashtë gare për vendin e dytë, edhe pse matematikisht ende jo.

Gjatë ndeshjes u regjistruan edhe disa incidenti të shëmtuar nga tifozeria jonë, por edhe nga ajo mike që ishte provokuese gjatë gjithë kohës.

Goditja me shishe uji ndaj lojtarëve  në dy momente të ndryshme detyroi arbitrin kryesor te pezullonte për disa minuta ndeshjen.

Ditën e djeshte erdhi një paralajmërin i ashpër nga FIFA, e cila ende nuk ka marrë nje vendin përfundimtar, ndërsa sot ka reaguar edhe FSHF-ja  duke u shprehur se problemet e rënda të ndodhura gjatë ndeshjes duhen zgjidhur dhe adresuar sa më parë.

Reagimi i plotë:

Të martën patëm mundësi të shijonim një ndeshje, e cila nuk pati rezultatin që të gjithë do dëshironim të kishim. Të gjithë shqiptarët ishin me sy nga djemtë e Kombëtares tonë, që kanë zhvilluar një edicion të shkëlqyer deri më tani. Rezultati nuk ishte në favorin tonë, por ne dhamë gjithçka në fushën e lojës. Fati dhe mungesat e shumta që kishim ndaj Polonisë janë faktorë, që nuk duhet t’i harrojmë në asnjë moment. Futbolli i ka të gjitha rezultatet brenda, por ne duhet të jemi krenar me këtë skuadër, e cila na ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme. Trajneri Reja dhe e gjithë skuadra duhet të jenë gjithashtu krenarë për çfarë kanë bërë deri më tani dhe të vazhdojnë punën për të çuar përpara projektin e nisur, për të bërë realitet objektivat e dëshirat e të gjithë shqiptarëve për rikthimin në Kampionatin Europian dhe pjesëmarrjen në një Kampionat Botëror.

Lexo edhe :  Do të jetë zëvendësi i Lamine Jamal, Barcelona arrin marrëveshjen me një tjetër talent

Ndeshja na shfaqi gjithashtu disa probleme të rënda, që duhet zgjidhur dhe adresuar sa më parë. Incidente që nuk na nderojnë aspak ne, Shqipërinë dhe tifozët e saj të mrekullueshëm.

Të fundit

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Rikthehen përplasjet, Elon Musk kundër projektligjit fiskal të Trump

Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan....

Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi...

Rama ndan pamjet: Përfundon segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit

Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim është...

Lajme të tjera

Web TV