Franca pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 31 korrik 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria franceze ka propozuar të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të COVID-19 deri më 31 korrik të vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal bëri me dije se parlamentit do t’i paraqitet një projekt ligj për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme aktuale përfundon me datë 15 nëntor. Sipas kufizimeve të vendosura, qytetarët duhet të përdorin një kartë shëndetësore COVID-19 për të hyrë në bare, restorante, kinema, teatro dhe vende të tjera.

Attal gjatë një konference me gazetarët tha se zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ndihmonte autoritet të merreshin me krizën shëndetësore.

“Ekziston një rrezik ringjalljes së epidemisë këtë dimër. Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë deri në verën e ardhshme”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Franca ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 117.000 vdekje. Deri më tani, të paktën 50 milionë persona kanë marrë një dozë të vaksinës anti-COVID, përkatësisht rreth 75.5% e popullsisë së vendit.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV