“S’i kam duart me gjak!”- Erion Braçe në Kuvend: Mbaj përgjegjësi për çdo firmë të hedhur në VKM si zv.kryeministër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe deklaroi sot në Kuvend se mban përgjegjësi për çdo firmë që ka hedhur në VKM apo akte të tjera gjatë kohës që ka qenë zv.kryeminstër.

Ndër të tjera Braçe tha se “nuk i kam duart me gjak” dhe “nuk ma prish gjumin gjaku”.

Me thënë të drejtën kisha përgatitur një fjalë tjetër, dhe pa më të voglin dyshim kryetari i opozitës do shqetësohej po prapë për kritikat e mia ndaj qeverisë sime. Meqë e dëgjova gjatë, e para mbi të gjitha Smith dhe Keynes nuk kanë në këtë sallë as pasardhës as përfaqësues, ustai po ka gjysmën e tij më të mirë. Dy të parët nuk do guxonin të bënin privatizimin e OSSH-së në vitin 2009, ky i treti e bëri, në atë formë që ishte më e keqja dhe më e dëmshmja.

Këtu i bashkohem kryetarit të opozitës në thirrjen e tij për drejtësinë, hetoheni privatizimin OSSH-së, ka qenë një ndër më kriminalet bashkë me ARMO-n dhe tentativën për AlbPretrolin. OSSH-ja nuk i privatizua për biznes, u privatizua për të transferuar vjedhjen me energjinë.

Në planin personal, pa më të voglin diskutim që unë i dal zot çdo firme, të hedhur në VKM dhe çdo akt tjetër. Jam në dritë të diellit dhe nuk i fshihem kërkujt. Mbi të gjitha nuk i kam duart me gjak. Nuk ma prish gjumin gjaku, përveçse ora e mëngjesit për të dalë për të vrapuar vetëm, pa roje”, tha Braçe.

Të fundit

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim...

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Lajme të tjera

Web TV