Vendimi i Gledis Nanos: Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve, për punën jashtë orarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano, në vendimin e tij të parë, ka vendosur që t’u kompensohet detyrimi i prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë, për orët shtesë të papaguara përgjatë viteve.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit u ka kërkuar drejtuesve të 12 qarqeve që të përllogarisin detyrimin ekonomik që i kanë policëve, në mënyrë që të kompensohet secili prej tyre.

Po si do paguhen ata?

Paratë për orët shtesë do të paguhen nga fondet e policisë, por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Pas faturës finale, pritet që të nisë kompesimi financiar. Kompensimi i efektivëve pritet të përfundojë brenda vitit, sipas kodit të punës.

Ndryshe nga sa jemi mësuar që vendimet e para të drejtorëve të policisë, konsistonin në ndryshim strukturash dhe ekipesh, Nano ka marrë një vendim që iu vjen në ndihmë efektivëve të thjeshtë.

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

Juventus e ndoqi gjithë merkaton, Kolo Muani firmos me klubin londinez

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham në kampionatin anglez të...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV