Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i kërkuar nga Partia Demokratike. Ky projektvendim ka marrë 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa ai për Beçhetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua. Ky projektvendim u votua me 77 vota kundër dhe 46 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim. Në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor Larlametra për inceneratorët si opozita që e kërkoi ashtu edhe opozita vendosën me consensus që të tërhiqen pasi çështja është në hetim nga prokuroria. Edhe pse ishte miratuar në Konferencën e Kryetarëve të martën, palët ranë dakord që t’a shtyjnë me një javë votimin, me arsyen e rishikimit të formulimit ligjor të projektvendimit. Kërkesa për shtyrjen erdhi nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. “Kemi komunikuar me PD-në për të detajuar objektin e punës hetimore në Komision. Do të doja që votimi të shtyhet në seancën pasardhëse, me besimin se do ta kemi detajuar plotësisht objektin e hetimit,” tha Balla. Kërkesa e Ballës u pranua pa debat nga deputeti Gazmend Bardhi, i cili tha në emër të PD-së: “biem dakord që votimi i këtij Komisioni të shtyhet për javën tjetër”. Po ashtu Kuvendi ka rrëzuar dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. Ky dekret mori 43 vota pro dhe 76 kundër. Gjithashtu Kuvendi rrëzoi edhe dekretin nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. Edhe dekreti për të huaj nuk është miratuar, ai mori 43 vota pro dhe 76 kundër. Kuvendi ka miratuar me 83 vota Rezana Konomi Perrolla si anëtare të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës.
Fjala është e lirë. Liria është fuqi!
E-mail : info@fjala.al
Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.
FJALA MEDIA GROUP
NUIS/NIPT : L92423005H