Austri/ Prokuroria kërkon heqjen e imunitetit të ish-kancelarit Kurz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sebastian Kurz sapo ka bërë betimin si deputet dhe Zyra e Prokurorit për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin tashmë po i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit parlamentar.

Prokuroria dërgoi një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar në mënyrë që hetimi kundër ish-kancelarit austriak të vazhdojë si pasojë e akuzave që lidhen me përvetësim dhe ryshfet.

Grupi parlamentar i OVP, shefi i të cilit tani është Kurz, tha se ata jo vetëm që do ta mbështesin atë kërkesë, por se ishin të lumtur që u dërgua kaq herët.

“Kjo do të mundësojë që të gjitha akuzat kundër Kurz të hiqen shpejt”, thotë grupi parlamentar.

Miratimi për vazhdimin e hetimit me siguri do të jepet në një nga seancat plenare të radhës të parlamentit, pasi Kurz nuk ishte deputet në atë kohë kur u akuzua për vepra penale dhe ato vepra nuk lidhen me aktivitetet parlamentare.

Të fundit

Senati amerikan konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i...

Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas...

Superaksioni i shpëtimit të policisë italiane për gjeneralin amerikan të NATO-s

Nga Leonard Veizi Një aksion i pazakonte dhe me një sukses maksimal i policisë italiane, bëri të mundur që më 28 janar të vitit 1982,...

Një Donald Trump ndryshe

Nga Agustin Palokaj Ka një paradoks në Evropë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtë fitore e kanë shijuar ata që...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vota e emigrantëve, përplasje e fortë PS-PD

Në qendër të debatit është propozimi i PD-së për të lejuar emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja identifikimi, një ide që socialistët...

Lajme të tjera

Web TV