“Ditëlindja më e bukur e jetës”/ Berisha surprizohet në Korçë: Jeni popull i pushkës dhe dijes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha është zhvendosur sot në Korçë me foltoren e tij, ku ka vijuar me sulmet ndaj Lulzim Bashës, i cili e ka përjashtuar grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

Takimi në Korçë, përkoi edhe me 77 vjetorin e ish-kryeministrit, të cilit i kishin bërë surprizë edhe një tortë.

Në sallën e mbushur, pavarësisht se në shkelje të rregullave anticovid, pati edhe thirrje të tipit: “O Sali, o hero. Gjithë Shqipëria ty të do”.

Ish-kryeministri e quajti ditën e sotme, ditëlindjen më të bukur të jetës së tij.

“Të dashur demokratë dhe drejtues të PD në qarkun e Korçës, së pari dëshiroj të përulem me nderimin më të madh para banorëve dhe qytetarëve të kësaj treve për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në historinë tonë kombëtare, të dijes, të pushkës, të mendjes dhe çdo shqiptar ushqen për Korçën dhe trevat e kësaj zone admirimin dhe mirënjohjen e pakufishme. Dhurata të pafundme i kanë bërë burrat dhe gratë e Korçës,Shqipërisë.

Më bënë një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj. Pata ditëlindjen më të bukur të jetës time më ju dhe ju falenderoj shumë. Unë kam ardhur tek ju për të biseduar me ju për një situatë kritike ku ndodhet Shqopëria”, tha Berisha.

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV