Lori Hoxha kujton të atin e ndjerë dhe i bën dedikimin prekës: Do hap një verë të kuqe sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blogerja Lori Hoxha ka zgjedhur të kujtojë të atin e saj të ndjerë Dritan Hoxha me një letër mjaft prekëse që e ka publikuar në rrjetet sociale. Bashkangjitur me një foto të vjetër të babait të saj që nuk jeton më prej 14 vjetësh, Lori i tregon të atit se si janë sot pa të, të gjithë anëtarët e familjes së saj. Në rreshtat e ndjerë, vajza e Hoxhës shkruan se duke pasur dëshirën e madhe që ta shohë të atin në çdo brez që vjen pas tyre, i duket sikur atij i ngjajnë edhe dy djemtë e Sara Hoxhës, vajzës së dytë të familjes.

Blogerja, influencerja dhe trashëgimtarja e Top-Channel shkruan gjithashtu se pavarësisht se gjithë jetën e kanë ndjekur shprehja ‘po të mos ishe vajza e tij’, referuar sukesit që ka pasur i ati, ndjen se ‘vajzën e tij’ nuk e bën trashëgimia që i ka lënë, por kaçurrelat dhe ajo çfarë ka brenda. Sot, Lori Hoxha do hapë një shishe verë të kuqe, të preferuarën e të atit, pavarësisht se vetë konsumon të bardhën dhe do e kujtojë se i mungon çdo ditë, në çdo hap që hedh.

Letra e plotë:

 Teksa shkruaj kam përballë pamjen më të bukur në botë: një nga ato që kërkoje me ngulm ti gjithë vitin sepse po të ndjeje pak ftohtë futeshe direkt në makinën tënde dhe fërkoje duart. Kam përballë Itanin që është rimishërimi jot: po aq i gjatë, i bukur, kokfortë dhe me atë humorin e bezdisshëm që të vinte në siklet përpara tavolinës po ti prapë qeshje se ishte me vend. Nga ana tjetër është Sara që pa ndjek Oman dhe London: njeri do të luaj ping pong dhe tjetri me thotë që qenkam bërë pak kaçurrelse sot. Dy njerëz komplet të ndryshëm, që i imagjinoj në shpinën tënde teksa i tregon botën tënde dhe i thua “jo atë”, se e ndaje shumë mirë të drejtën dhe refuzoje të bëheshe pale me çdo gjë që nuk ishte e tillë. Të ngjajnë shumë mendoj unë, ose jam unë që kërkoj me nglum të të shoh në çdo brez që do të vijë.

Mami po pi kafen që e shoqëron me një cigare. Ta dish që e ka filluar që kur nuk vije më në shtëpi. E di e di, i kam thënë po e do ta dëgjojë nga ty. Diku do dilte nga dëshirat e tua megjithëse ato më të mëdhat i ka ruajtur të giitha. Redia më shkruan në telefon; është po aq moskokçarëse sa kur vije në Itali dhe thojë “goca mamit kjo” se nuk dilte te dera si unë dhe Sara. Redia vazhdon do me atë dashurinë që mban nga brenda, dhe boshkllëkun tënd e ndjen sot më shumë se kurrë. Gjithësesi ta dish, atë do gjeje zgjuar në oraret që rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonjë xhiro me makinë natën vonë. Unë jam këtu: me dyshimet e mia si gjithmonë dhe për çdo gjë. Kurioze a do ishe i lumtur për ne dhe kush do ishim ne sot me ty. Gjithë jetën pas ikjes tënde kam dëgjuar fjalinë “po të mos ishe vajza tij…” dhe jam kurioze vërtetë dhe pse e di që mua vajzën tënde më bën ajo çfarë kam brenda.

Më bëjnë flokët kaçurrela, karakteri impulsiv, dashuria për jetën e bukur, pretendimet e larta për njerëzit, parimet e forta dhe dëshira për t’u vetpërmirësuar çdo ditë. Por më kurioze jam si do kishim ecur bashkë sot. Nuk u zgjata aq sa doje, por besoj do kishim ecur me kokën lart të dy. Viti i 14-të që e festojmë ditëlindjen tënde pa ty dhe pa merakun tënd që po “plakesh”. Do hap një verë të kuqe sot dhe pse ta dish që unë e pi të bardhë. Diku do ndryshoja dhe unë nga ti dhe pse të ndjek çdo hap e të kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Më mungon çdo ditë e të kujtoj çdo ditë po ti këtë e di se s’je shumë larg. Gëzuar ditëlindjen! E jotja sot dhe gjithmonë, Lori Tanit!

Dritan Hoxha është ndarë nga jeta në Maj të 2008 në një aksident tragjik duke lënë pas bashkëshorten Vjollca Hoxha dhe 4 fëmijë. Ata herë pas here postojmë foto dhe i kushtojnë dedikime babait të tyre. Sara Hoxha është e martuar me moderatorin Ledion Liço dhe së bashku janë prindër të dy djemve, London dhe Roman.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Të fundit

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Gaza, Trump organizon një takim me Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Lajme të tjera

Web TV