Garuesit e veçantë të maratonës, mes tyre edhe çifti i njohur afgan (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kategori e veçantë e Maratonës së Tiranës është ajo “We too”. Në këtë kategori marrin pjesë persona me nevoja të veçanta dhe paraplegjikë të cilët garuan për një mesazh motivues, se edhe ata munden.

Ndërkohë garues të veçantë në maratonë po ashtu kanë qenë edhe Hazizi dhe Fatima. Çifti i njohur nga Afganistani, të cilët u detyruan që ta braktisin vendin e tyre pas ardhjes në pushtet të talebanëve, janë të njohur për pjesëmarrjen në maratona të ndryshme duke iu bashkuar kauzave.

Kësaj here, kauza e tyre ishte për refugjatët dhe afganët të cilët në këto momente po kalojnë një situatë aspak të qetë.

Pak ditë më parë, Hazizi dhe Fatima u pritën në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në zyrën e tij, i cili i përgëzoi dy të rinjtë për angazhimin në jetën publike e posaçërisht pjesëmarrjen e tyre, bashkë me qindra vrapues të tjerë të huaj në Maratonë.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV