Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në “Facebook” një video të shkëputur nga “Maratona e Tiranës”.
Rama shprehet se tashmë “Maratona e Tiranës” është një traditë e re cila rikthehet pas një viti të vështirë pandemik.
“Maratona e Tiranës një traditë e re që rikthehet pas vitit të stërvështirë 2020”, shkruan kryeministri bashkangjitur videos së publikuar.
Sot është edicioni i pestë i “Maratonës së Tiranës” në të cilën marrin pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë nga e gjithë bota.