Debati/ Ademi: Të merren me përgjimet? Meçe: Opozita mos godasë anti-KÇK

Paketa anti-KÇK ka shkaktuar debate të nxehta në “360gradë”. Ish-kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka debatuar me inxhinierin Arben Meçe në lidhje me përgjimet e BILD.

Voltana Ademi: A do të merret kjo trupa me përgjimet e BILD? Me të gjitha ato paratë që kanë qarkulluar në të zezë për të blerë vota.

Arben Meçe: Pse po thua për të blerë vota ti?

Ademi: Për të qenë të besueshëm, ka një indikacion se është mjaftueshëm për të nisur hetimet.

Meçe: Detyra e opozitës në këtë momente është të mos godasë ligjin anti-KÇK.

Ademi: Kjo trupë do të nisë çështjen për t’u marrë me të gjithë deputetët? Nga ata që marrin para për të blerë vota?