Progres-raporti i KE, Xhaçka: Shqipëria gati të ulet në tryezën e bisedimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian i cili ka sugjeruar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Të gjitha arritjet janë provë e qartë e punës dhe vullnetit të qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në raportin e ODHIR vlerësohet se reforma elektorale u krye në përputhje me rekomandimet e ODHIR. Sigurisht ka vend për përmirësim të mëtejshëm.  E rëndësishme është se akuzat po hetohen në mënyrë që të mos mbetemi në rrafshin e akuzave.

Jemi të vetëdijshëm që ka ende punë por besoj se ky raport është konfirmim për punën e thellë për administratën. Raporti ka gjetje edhe për ekonominë dhe mënyrën si është përballur nga qeveria tërmeti dhe pandemia. Ai konfirmon që ekonomia ka rifilluar ringritjen që në gjysmën e dytë të vitit 2020. Kjo lidhet me punën e këtij dikasteri”, u shpreh ajo.

Xhaçka ceku disa nga sektorët ku janë bërë përparime, duke nënvizuar Shqipëria është gati të ulet në tryezën e bisedimeve brenda këtij viti. Ajo u shpreh se çdo vonesë tjetër do të kishte ndikim negativ në besueshmërinë e vetë Bashkimit Europian.

“Mbrojtja e pakicave kombëtare. Edhe pse Shqipëria është vend model sa i takon mbrojtjes për minoritet duhet të zbatojnë aktet nënligjore për zbatimin e reformës kuadër për çështjen e minoriteteve. Siç e thashë këto pika, apo ndonjë pikë tjetër që vlerësohet që progresi nuk ka qenë i kënaqshëm apo që janë ngritur pikëpyetje, do të hetohet,. Shqipëria është gati për të filluar procesin e bisedimeve.

Ndërkohë që jemi gati për të hedhur hapin e radhës në procesin e integrimit, ndajmë të njëjtin qëndrim që konferenca duhet të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo vonesë ka ndikim negativ në besueshmërinë e vetë unionit. Angazhimi ynë do të fillojë për të jetësuar premtimin e rikonfirmuar për perspektivën europiane të rajonit tonë. Shqipëria duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me BE, brenda këtij viti”, deklaroi Xhaçka.

Të fundit

Luçiano Boçi: Benet oksfordiani i mat aktorët me litra rolesh dhe kilogramë drame

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me statusin që publikoi...

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

“Nënë, nesër bëhem kryeministër!” Reagimi i së ëmës së Ramës: “Jep dorëheqjen ose…”

I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t'u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të,...

Lajme të tjera

Web TV