Gledis Nano në Lezhë: Nuk tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo bëhet palë me krimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK-un, drejtori i përgjithshëm Gledis Nano ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore, duke prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri.

Në fjalën e tij, Nano theksoi se nuk do të ketë aspak tolerancë për grupet kriminale dhe kultivimit të bimëve narkotike. Ndër të tjera, bëri të qartë se do ta kenë në krah për të arritur objektivat dhe bëri të qartë se asnjë punonjës policie nuk tolerohet nëse neglizhon detyrën apo bashkëpunon me krimin duke prishur imazhin e Policisë së Shtetit.

Nano: “Lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe toleranca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t’i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit.

Më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat, por ju siguroj se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me krimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj.

Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë”.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV